Albspirit

Media/News/Publishing

Surpriza e Bill Klinton për ditëlindjen e 85 vjeçarit nga Tropoja

Surpriza e Bill Klinton për ditëlindjen e 85 vjeçarit nga Tropoja

Florida Hoxha është një vajzë e re shqiptare që prej 10 muajsh punon për Fondacionin Clinton në Nju Jork.

Javën e shkuar, ajo kërkoi leje nga puna, pasi i duhej të shkonte në Shqipëri, duke treguar se arsyeja pse dëshironte të vizitonte vendlindjen, ishte 85 vjetori i  gjyshi të saj në Tropojë.

Dy ditë përpara se të nisej për në Shqipëri, Floridës i erdhi një zarf. Ajo tregon për mediat gjithë habinë dhe emocionin e saj, kur pa brenda në zarf një letër, të firmosur nga vetë ish Presidenti amerikan, Bill Klinton.

Klinton i uronte ditëlindjen gjyshit të punonjëses së Fondacionit të tij, me këto fjalë:

“I dashur Januz,

Gëzuar 85 vjetorin. Uroj të festoni gëzueshëm dhe që viti pasardhës të sjellë kujtime të mrekullueshme për ju dhe njerëzit tuaj të dashur.

Sinqerisht, Bill Clinton”.