Albspirit

Media/News/Publishing

TURQI – Policia mbyll televizionin kryesor të opozitës

z Policia turke bastisi sot zyrat kryesore dhe qendrën e televizionit IMC-TV, një kanal i rëndësishëm opozitar.

Gazetarë dhe politikanë të ndryshëm të opozitës po përdorin median sociale për të njoftuar mbylljen e këtij televizioni.

IMC-ja gjithashtu ka konfirmuar sulmin nga policia e armatosur në Twitter.

IMC-ja është në mesin e më shumë se 20 kanaleve që Autoriteti Turk i Transmetimit urdhëroi mbylljen javën e kaluar duke u kritikuar rëndë nga grupet e lirisë së shtypit si Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve.

Kjo masë prek kryesisht transmetuesit kurdë dhe të majtë duke përfshirën nje kanal për fëmijë, që shfaqte filma multiplikative të dubluara në gjuhën kurde.

“E drejta e informimit është penguar dhe kjo është antidemokratike dhe e papranueshme”, tha Hamza Aktan, redaktor i lajmeve të IMC-TV.

Please follow and like us: