Albspirit

Media/News/Publishing

BlackBerry, fundi i një epoke… nuk do të prodhojë më smartfonë

 Kompania kanadeze BlackBerry, e famshme për telefonat celularë me tastierë, ka vendosur të ndalojë prodhimin e tyre. BlackBerry njofton se do të mbështetet te partnerët për prodhimin e telefonave, të cilat do të jenë të njëjtë në formë dhe përmbajtje. Kompania njoftoi një sipërmarrje të përbashkët me një kompani telekomi indoneziane që do të nisë t’i prodhojë ato. BlackBerry ka në plan të kthejë vëmendjen te software-i, një lëvizje që e ka bërë gradualisht viteve të fundit teksa shitja e telefonave kishte rënë ndjeshëm.

Kompania ishte tepër vonë në lojën e telefonave me prekje, dhe konsumatorët vrapuan drej iPhone-ëve të Apple-it, Galaxy-ve të Samsung-ut apo dhe sistemeve të tjera Android të Google-it. Madje edhe Microsoft shkoi drejt ndryshimit me telefonat Windows të saj.

Kompania nuk është më në rrezik, një shqetësim i investitorëve përpara se të merrnin frerët në dorë. BlackBerry tani ka rreth 2.5 bilion dollarë kesh dhe investime në bilancin e saj. Nëse drejtori ekzekutiv John Chen nuk arrin të rrisë shitjet dhe t’i kthejë ato në favor të kompanisë, do të ketë më shumë presion për ta shitur BlackBerry-n.

Please follow and like us: