Cekja i Beratit refuzon kryeministrin Edi Rama
– Luli! Më mori Rama në telefon dhe më tha: Bëj një video si ajo e banakut, por kësaj radhe me kazanin. D.m.th unë të thosha: O të keqen o kazan!
– I thashë: “Noku në banak ishin qindarka, këtu janë miliona. Pastaj ça roli të loz unë aty?
– Ça të duash, – më tha, – vetëm nxirre mirë kazanin se mua nuk po më ecën.
– E di ça i thashë o Luli? Se ty dua të ta them se më dukesh si Lule dele? I thashë: Dakord, do bëj rolin e taksixhiut që kalon natën afër kazanit e aty lëmë takim bashkë.
– Po unë ç’dua aty, – më tha.
– Po ja të më pyesësh mua se ç’thonë njerëzia për muhabetin e kazanit. A nuk shëtit ti me taksixhiun?
U mërzit ndaj edhe po protestoj se ai për kazanin të bën gjëmën.
Please follow and like us: