Del në shesh mënyra e pasurimit të Trump!
Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Rudy Giuliani, e ka quajtur kandidatin republikan në zgjedhjet presidenciale të SHBA Donald Trump “gjeni”, pas publikimit të një raporti ku thuhet se Trump ka shmangur ligjin për pagimin e taksave mbi të ardhurat për gati dy dekada.
Gazeta “The New York Times” ka raportuar të shtunën se miliarderi Trump i ka shkaktuar dëme buxhetit prej 916 milionë dollarë për shkak të mospagimit të tatimit mbi të ardhurat në vitin 1995 dhe sipas ekspertëve të fushës së taksave, zbritja tatimore ishte shumë thelbësore saqë lejoi Trumpin të bëjë shmangie ligjore për pagimin e taksave për një periudhë prej 18 vjet.
Duke e mbrojtur Trumpin, Giuliani në një intervistë me CNN të zhvilluar të dielën, ka thënë se “kjo është pjesë e kodit tonë të taksave”. “Njeriu është gjeni. Ai di se si të veprojë me kodin e taksave për të mirën e popullit të cilit i shërben”, tha politikani republikan. “Kjo dëshmon se ai është gjeni. Kjo tregon se ai ishte në gjendje të ruaj ndërmarrjen e tij dhe se ka qenë në gjendje për t’a ndërtuar atë”, shtoi ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Rudy Giuliani. Giuliani tha se Trump nuk mund të fajësohet për mos pagimin e taksave mbi të ardhurat federale. “Jo. Ligji është përgjegjës për këtë,” tha Giuliani. “Nëse ju keni një sërë ligjesh, atëherë ju padyshim se jetoni me këto ligje”, deklaroi ai.
Gjeniu Trump është më i mirë se një ‘grua’ për Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Në një intervistë të veçantë me ABC News të dielën, Giuliani ka thënë se ai dëshiron një njeri i cili është “gjeni në pikëpamjet e tij për të drejtuar vendin, duke e ndaluar papunësinë, sepse vetëm në dy vitet e fundit, papunësie në vend është rritur me më pak se 2 përqind”.
Vlen të theksohet se, kandidatja demokrate në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Hillary Clinton ka thënë se rivali i saj presidencial Donald Trump, ka shkelur ligjet amerikane, pasi që theu embargon tregtare me Kubën. Newsweek njofton se kompania e Trump fshehurazi ka kryer biznes në Kubë, duke shkelur embargon me këtë vend.
Kompania thuhet se shpenzoi të paktën 52 mijë euro në Kubë në vitin 1998. Ndërkaq, zëdhënësi i Trump, Kellyanne Conway, tha se paratë nuk janë paguar dhe se Trump ishte kundër tregtisë me Kubën. Trump gjithashtu në mënyrë të përsëritur ka thënë se kishte refuzuar ofertat për të investuar në Kubë.
Ndërkohë, një sondazh i ri tregon se Trump ka rifituar udhëheqjen ndaj Clinton. Sipas një sondazhi të publikuar të shtunën nga Instituti UPI/CVoter, Trump kryeson kundrejt Clinton me 2 pikë më shumë, përkatësisht 49 % me 47 %.
Trump ka fituar më shumë se 3 pikë dhe Clinton ka humbur më shumë se 1 pikë gjatë shtatë ditëve të fundit, bëhet e ditur nga ky sondazh.
Please follow and like us: