Donald Lu, mesazh i fortë drejtesisë
Ne kulmin e debatit te ri politik per kalimin e ligjeve te reformës ne drejtësi, ambasadori amerikan Donald Lu është shfaqur edhe njëherë i vendosur per te dhëne mesazhin se koha e te korruptuarve ne gjykata e ne prokurori ka marre fund. Diplomati i larte amerikan shfrytëzoi ceremoninë e diplomimit te shkollës se magjistraturës, per te treguar përmes nje historie personale se cfare misioni kane te rinjtë.
“Ishte viti 1985 dhe unë vetë nuk isha diplomuar ende, por të gjithë në universitetin tim ishin shumë të emocionuar për shkak të një të ftuari.
Emri i tij ishte Theodore Seuss Geisel, por ai njihej më mirë në botë me emrin Dr. Seuss. Ai është i famshëm për librat për fëmijë me vargje me rimë, përfshirë Macja në Kapele, Vezë Jeshile dhe Proshutë, dhe Loraksi [The Cat in the Hat, Green Eggs and Ham and The Lorax].
Nuk e di nëse Dr. Seuss është i famshëm në Shqipëri por në Amerikë çdo fëmijë rritet duke lexuar librat e tij. Kur ai u ngrit për të marrë diplomën honorifike si Doktor i arteve të bukura, studentët u çmendën. Duartrokisnin dhe thërrisnin gëzueshëm tek ai merrte në dorë diplomën.
Diploma thoshte: Mirënjohje për rrëfimin e botës së të rriturve për fëmijët dhe rrëfimin e botës së fëmijëve për të rriturit.
Atëherë çfarë do t’ju thoshte Dr. Seuss nëse do të ishte sot këtu me ne? Ai shkruajti dikur këto rreshta të famshme: You’re off to great places. Today is your day! Your mountain is waiting. So get on your way. // Do të shkoni në vende të mrekullueshme. Sot është dita juaj! Mali juaj po ju pret. Kështu që nisuni shpejt!
Por çfarë do të thotë kjo sot në kontekstin shqiptar – pyet ambasadori Lu?
“Për mua do të thotë që koha e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar ka përfunduar. Sot është dita juaj. Ky është momenti që një brez i ri gjykatësish dhe prokurorësh të lënë gjurmë në këtë botë. Shqiptarët duhet të mbushen me shpresë se brezi juaj do të jetë brezi që do të rikthejë shpresën dhe besimin se do të ketë drejtësi për të gjithë. Ata duan të besojnë se brezi juaj do ta përdorë këtë mundësi të çmuar të reformës në drejtësi për t’u siguruar që të gjithë njerëzit – fajtorë dhe të pafajshëm – do të trajtohen me respekt në këtë shoqëri”.
Ambasadori nuk la pa përmendur faktin se ne dy vite është përballur me vështirësi per shkak te qëndrimit qe ka mbajtur nga sistemit te korruptuar te drejtësisë.
“Kam qenë fajtor për shumë gjëra në jetën time. Këto dy vitet e fundit, kam qenë fajtor për kritikat ndaj integritetit dhe profesionalizmit të gjykatësve dhe prokurorëve në Shqipëri.Tani është detyra juaj t’i tregoni botës se mund të bëni më shumë. Se mund t’i kryeni me profesionalizëm detyrat tuaja – pa para korruptimi, pa ndikim nga politika, dhe pa u frikësuar nga kriminelë të rrezikshëm”.
E duke iu rikthyer historisë dhe metaforës se saj, diplomati Lu i rikujtoi magjistratëve te rinj:
“Keni për të ngjitur një mal të lartë. Por me kuraje të madhe dhe vendosmëri, të gjithë ne kemi besim se do t’ia dilni”.