“Ekathimerini” citon Kotzias: “I kam thënë Bushatit se nuk ka çështje çame”
Ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias ka mohuar pretendimet e bëra nga homologu i tij shqiptar Ditmir Bushati se “të dy vendet i kanë paraqitur një “jo-letër” Bashkimit Evropian që përfshinte një referencë edhe për pretendimet e komunitetit çam në Shqipëri”.
“Referenca e vetme në atë “jo-letër”, – tha Kotzias për “Alpha Radio” të mërkurën, –“ishte se çështja nuk është e negociueshme për shtetin grek”.
Lajmin e publikon gazeta më e madhe greke “Ekathimerini” sipas të cilës komuniteti çam në Shqipëri pretendon se pasuria e tyre u konfiskua nga shteti grek, kur ata u dëbuan nga Greqia veriperëndimore gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gazeta shkruan se Athina ka hedhur poshtë pretendimet e tyre, duke thënë se ata ishin bashkëpunëtorë të nazistëve, dhe nuk e njohin atë si një çështje.