Albspirit

Media/News/Publishing

Kamber Bënja, hero i monumenteve kulturore

Heronjtë e monumenteve shqiptare të trashgimisë kulturore ishin të ndërgjegjshëm për aktin e tyre heroik dhe historik.

 

Kamber Bënja, hero i monumenteve kulturore

Heronjtë e monumenteve shqiptare të trashgimisë kulturore ishin të ndërgjegjshëm për aktin e tyre heroik dhe historik.

Kështu, ata u futën në histori si heronjtë e monumenteve. Gjatë luftrave të shumta që ka kaluar Shqipëria, është edhe lufta kulturore, që pati heronjtë e vet.

Një ndër ta është edhe Kamber Bënja. Ai u sakrifikua për ruajtjen e vlerave kulturore dhe historike.

Ushtaraku shqiptar Kamber Bënja, ishte njëri prej tyre, i cili në vitin 1916 mbrojti pasuritë e Apollonisë nga vjedhja e ushtrive austro-hungareze.

Kamber Bënja ishte një veprimtar i lëvizjes atdhetare, i cili lindi në Bënjë të Këlcyrës. Mësimet e para i mori në Përmet dhe i vijoi në Korçë, Janinë e Selanik. Me shpalljen e pavarësisë u vu në shërbim të Qeverisë Kombëtare të Vlorës si oficer i karrierës.

Kamber Bënja mori komandën e batalionit shqiptar duke iu kundërvënë me vendosmëri pushtuesve austro-hungarezë që kërkonin të grabisnin pasuritë kulturore të vendit dhe të dërgonin në Vjenë skulptura antike të gjetura gjatë gërmimeve.

Për këtë arsye, Kamber Bënja bashkë me dy oficerë të tjerë, Bexhet Manastirliun dhe Abaz Taushanin, iu dhanë gjyqit ushtarak që e dënoi me vdekje për “tradhti të lartë”.

Major Kamber Bënja është shpallur Dëshmor i Atdheut.

Please follow and like us: