Albspirit

Media/News/Publishing

Kapi të gjithë, kryeministre!

Kapi të gjithë, kryeministre!

Kryeministrja e Norvegjisë, Erna Solberg, është kapur nga gazetarët duke luajtur lojën “Pokemon Go” gjatë një seance në Parlament.

Nuk është sekret që Solberg është fanse e kësaj loje, pasi gjatë një vizite zyrtare në Sllovaki, ajo kaloi pak kohë duke kapur pokemonë, duke i thënë gazetarëve se duhej të bënte 10 kilometra për të çelur vezët.

Kjo nuk është madje as hera e parë që një politikan norvegjez kapet duke luajtur në telefon, ndërsa në Parlament debatohet për çështje të ndryshme.

Lideri i Partisë Liberale. Trine Skei Grande, është parë duke kapur pokemonë gjatë një takimi në komisionin për sigurinë kombëtare që u mbajt në muajin e kaluar.

Dhe për t’ju kthyer edhe njëherë historisë së kryeministres, ju do të pyesni se kush po fliste në foltoren e Parlamentit gjatë kohës sa po luante kryeministrja? Vetë Trine Skei Grande. Ky i fundit reagoi në Twitter pas kësaj ngjarje.

“Jam i sigurt që ajo e ka dëgjuar atë çfarë kam thënë. E di që femrat mund të bëjnë dy gjëra në të njëjtën kohë”, shkroi ai që përdori edhe “emojit” duke shkelur syrin.

Please follow and like us: