Albspirit

Media/News/Publishing

Kërkohen mjekë për të vdekur!

Në Kanada është legalizuar vdekja e asistuar nga mjekët, ndërsa një krahinë është në kërkim të më shumë mjekëve që asistojnë në vdekje të tilla për shkak të rritjes së numrit të kërkesave.

Qindra njerëz në të gjithë vendin kanë zgjedhur të vdesin me ndihmën e një mjeku, që kurse kjo u bë e ligjshme në qershor të këtij viti.

Në provincën perëndimore të Albertës, 29 persona kanë kërkuar shërbim këto kohë.

Megjithëse shifra në pikëpamje të parë nuk duket e lartë, personi i ngarkuar me dosjet për të ndihmuar ata që duan të vdesin në Alberta thotë se është i tronditur nga kërkesat dhe se departamenti është duke u përpjekur për të gjetur më shumë mjekë që ofrojnë një asistencë të tillë.

“Mendova se çfarë do të ndodhë, nëse ne do të kemi një fluks njerëzisht”, tha Dr James Silvius.

Rastet pritet të shtohen dhe numri i atyre që kërkojnë të vdesin pritet të rritet në 150 raste në vit. Mjekët po trajnohen për vdekjen e asistuar.

Mosha mesatare e atyre që kërkojnë të vdesin është 67 vjeç, ndërsa janë të prekur kryesisht nga kanceri, skleroza, etj.

Të paktën 23 personave u është mohuar vdekja e asistuar pasi nuk kanë plotësuar kriteret, që përfshin të qenit të aftë mendërisht apo që kanë një sëmundje që mund të përmirësohet.

Please follow and like us: