Albspirit

Media/News/Publishing

Kultura shkodrane, si pikë atraktive për turistët, tërheq vëmendjen e mediave të huaja

20161003151503255600Shkodra tërheq vëmendjen e televizionit kulturor frankogjerman, ‘ARTE’ .

Gjatë një reportazhi në kuadër të emisionit “Metropolis” ky televizion ka trajtuar jetën kulturore në qytetin verior, institucionet dhe iniciativat në fushën e artit dhe kulturës.

Jeta e pasur  kulturore në Shkodër si një pikë mjaft atraktive si për turistët por dhe për mediat e huaja, ishte në fokus të reportazhit.

Autorja e emisionit Susan Loehr e përshkruan Shkodrën si një metropol të lashtë tregtar dhe kulturor që dikur ishte qendër kulturore e Shqipërisë, raporton Kult Plus.

Realizuesit e emisionit kanë qëndruar edhe në studion e artistit shqiptar Edi Hila. “Metropolis” thekson se puna e piktorit shqiptar Edi Hila përfshin disa dekada, dhe suksese në gjetjen për të mbijetuar censurën dhe zhgënjimin politik.

Në këtë reportazh thuhet se sidomos vitet e shtatëdhjeta ishin të vështira për Hilën, puna e të cilit është e bazuar stilin impresionist të pikturës që ndonëse ishte e vlerësuar në perëndim, ajo ishte ndaluar nën diktaturën komuniste të Enver Hoxhës, gjë për të cilën Hila u dënua me punë të detyruar”.

Që nga rënia e komunizmit vepra e tij është e njohur ndërkombëtarisht, në ndërkohë ai ka një shtëpi të dytë në Paris. Edi Hila më 2017 do të paraqitet në ekspozitën Documenta në Kassel dhe Athinë.

Please follow and like us: