Albspirit

Media/News/Publishing

Mbaron ëndrra e Vuk Jeremiçit për të kapur kreun e OKB-së

guterres

Ruben Avxhiu

Me 15 vota inkurajuese, portugezi Antonio Guterres drejt zgjedhjes së sigurtë si Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së

 

Vota e gjashtë radhazi në Këshillin e Sigurimit për të zgjedhur Sekretarin e ri të Përgjithshëm të OKB-së duket se ka dhënë një rezultat përfundimtar, më shpejt sesa mendohej.
Antonio Guterres nga Portugalia mori 13 vota inkurajuese, dy abstenime dhe asnjë “të kuqe” (vendet anëtare me të drejtë veto, SHBA, MB, Franca, Rusia dhe Kina mund të hidhnin në mënyrë anonime një votë me gjyrë të kuqe për të paralajmëruar veton e mundshme).
Votat e kuqe ishin ndryshimi rrënjësor në këtë votim nga pesë votimet e mëparshme të fshehta, ku rreth 10 kandiatë, gati gjysma nga rajoni ynë kandiduan për postin më të lartë në OKB.
Mes tyre ishte edhe ish-Ministri i Jashtëm i Serbisë, një kundërshtar i vendosur i pavarësisë së Kosovës, Vuk Jeremiç. Pas një fushate intensive lobuese, ai ishte në mënyrë të vazhdueshme, në mes të 3-4 kandidatët më të mirë. Megjithatë, mendohej se do të ndalej me siguri nga vetoja e një prej tre vendeve perëndimore në Këshillin e Sigurimit. Në fund, sit ë tjerët, ai nuk mundi të konkurronte me ish-kryeministrin portugez që udhëhoqi pa ndalim, nga votimi i parë e deri më sot.
Guterres sigurisht ka nevojë edhe për votën nga Asambleja e Përgjithshme, mirëpo me mbështetjen e SHBA-së, Rusisë, Kinës, europianëve dhe vendeve të ndryshme që rrallë bien dakord për diçka vështirë që të mos fitojë numrin e nevojshëm të votave në botë.

Sipas shënimeve nga korrespondentja e “Voice of America”, në OKB, Margaret Besheer, Vuk Jeremiç u kërcënua nga tre veto në votimin e fundit në Këshillin e Sigurimit. Pra, besohet se të tre vendet perëndimore SHBA, Franca dhe Britania e Madhe e kërcënuan me veto, nëse do të vazhdonte garën.
Ja si u votua sipas gazetares. Vini re se numri i parë janë votat pro, i dyti abstenimet dhe i treti kërcënimet me veto:
Guterres – 13-0-2; Lacjak 7-6-2 (2vetoes); Jeremic 7-6-2(3v); Bokova 7-7-1(2v); Clark 6-8-1(3v); Malcorra 5-7-3 (1v); Georgieva 5-8-2 (2v); Turk 5-8-2 (4v); Kerim 5-9-1 (3v); Gherman 3-11-1 (3v).

Please follow and like us: