Albspirit

Media/News/Publishing

Mjeku Ibrish Ahmeti rrëfen në një libër ngjarjet e UÇK-së

104308-lpn05ylkhp Mjeku Ibrish Ahmetit, që dikur ishte në rradhët e UÇK-së ka promovuar librin e tij me titull ”Duke Shëruar Plagët e Luftës”.

Libri përmbledh zhvillimet e bujshme në formën e një kronike autentike ngjarjesh, herë – herë të shkruara në baza ditore, që lidhen kryesisht me frontin e Budakovës për një vit lufte (1998-1999), aq sa autori  ishte në krye të spitalit ushtarak.

Lexuesit (sidomos protagonistët e shumtë që përmendën në këtë libër), do të mund të gjejnë informacione të sakta për vrasjet, plagosjet, rezistencën e luftëtarëve, rëniet heroike të dëshmorëve etj., si dhe për dritëhijet brenda radhëve të UÇK-së, e për shumëçka tjetër.

Nga një perspektivë gati 20-vjeçare, ngjarjet që përshkruhen në këtë ditar, s’do mend se tek lexuesi ngjallin emocione të veçanta, sikurse edhe admirim për të kaluarën dhe zhgënjim për të tashmen.

Ai ka falenderuar dhe në rrjetin e tij social facebook, përzemërsisht  të gjithë ata që kontribuan për botimin e këtij libri si dhe ka bërë me dije lexuesit  se libri nuk është në shitje me qëllim përfitimi material, por është në” shitje” për qëllime bamirësie, dhe konkretisht për të sëmurët me kancer.

Please follow and like us: