Albspirit

Media/News/Publishing

OLTSEN GRIPSHI/ Antropo – Fenomenologji

www.kulutra.gov.al

Galeria Kombëtare e Arteve hap për publikun  ekspozitën vetjake të artistit Oltsen Gripshi, me titull “Antropo- Fenomenologji”.
Kjo ekspozitë vjen si një kërkim konstant i artistit, pasqyruar në mënyrën se si e sheh dhe interpreton ai kulturën dhe identitetin e qënies njerëzore, nën ndriçimin e gjuhës së artit bashkëkohor. Kurator  i ekspozitës është Andi Tepelena.
Veprat e kësaj ekspozite sjellin një larmi teknikash në realizmin fizik dhe substancial të tyre, në një ndërthurje  midis pikturës së vajit, instalacionit dhe video-artit .Në pikturën e tij me qasje semiotike, artisti hedh një vështrim mbi dritëhijet e njeriut bashkëkohor, duke depërtuar thellë në djeshmëritë e tij, sikurse janë emocionet, ëndrrat, ankthet, erosi, ndrojtja, plakja, apo virgjiniteti, si fenomen në shoqërinë shqiptare etj…. – Një radiografi e mirëfilltë e qënies njerëzore, në një marrëdhënie ballore me realitetin dhe fenomenologjinë e tij.

Please follow and like us: