Albspirit

Media/News/Publishing

Përballja me populistët

Përballja me populistët

CHRIS PATTEN

Ndërsa zemërimi i votuesve ndaj liderëve politikë tradicionalë po bëhet gjithnjë e më i dukshëm jo vetëm në SHBA, por edhe në Europë – është koha ta marrim seriozisht kundërshtimin e populizmit që mbështetet mbi argumente të dobëta dhe mbi skenarë politikë të trilluar

Ja ku po ju rrëfej diçka: nuk e mbyll ditën duke më marrë malli për politikën e përgjithshme. Në vend të kësaj, po kaloj një javë në shtëpinë time në jugperëndim të Francës, duke shëtitur në fshat. Dielli i vjeshtës së hershme më ngroh kurrizin, pemët po fillojnë të ndryshojnë ngjyrë dhe fermerët vendas po përgatiten të vjelin rrushin e këtij viti. Çfarë ka këtu për të mos u pëlqyer?

Në botën politike, përgjigjja është shumëçka. Majtas dhe djathtas – pak liderë tradicionalë po kalojnë një vit kaq të mirë. Në fakt, duhet kërkuar shumë për të gjetur arritje të dukshme.

Në Francë, presidenti Francois Hollande nuk duket shumë i fuqishëm ndërsa përgatitet për zgjedhjet e pranverës së ardhshme. Ekonomia franceze përfiton nga potenciali i lartë i prodhimit dhe forca punëtore e arsimuar mirë, por sindikalistët dhe anëtarë të tjerë të Partisë Socialiste të Hollande po bllokojnë masat që do të kthenin zhvillimin e fuqishëm. Ndërkohë, ish-presidenti Nicolas Sarkozy dhe ish-kryeministri Alain Juppe po konkurrojnë për kontrollin e opozitës së qendrës së djathtë për të sfiduar Hollande dhe për të nxjerrë nga loja Marine Le Pen të Frontit Komëbtar të të djathtës ekstreme.

Sondazhet e opinionit lënë të kuptohet se do të ketë një raund të dytë përballjeje mes Le Pen dhe Sarkozisë ose Juppe, që do të thotë se ata që gjenden në të majtë do të duhet të zgjedhin një kandidat bashkëkohor të krahut të djathtë nëse duan të mundin Le Pen. Ajo ka pak gjasa të fitojë; por megjithatë, kështu u tha nga shumica edhe për votën e Mbretërisë së Bashkuar për të dalë nga Bashkimi Europian dhe për fushatën e Donald Trump për kandidaturën presidenciale nga Partia Republikane e Shteteve të Bashkuara.

Në Gjermani, kancelarja Angela Merkel – politikania më e shquar e Europës – ka tërhequr inatin e votuesve, kryesisht prej politikës së saj mikpritëse ndaj refugjatëve. Partia e Majtë opozitare zor se është e besueshme si një forcë elektorale; por ekstremi i djathtë, Alternativa për Gjermaninë ka shfrytëzuar sentimentet anti-imigrante dhe rënien e mbështetjes për partitë qeveritare (Kristian Demokratët e Merkel dhe Social Demokratët e qendrës së majtë) në zgjedhjet lokale, përfshirë shtetin e vendlindjes së Merkel.

Në Itali, kryeministri Matteo Renzi po lëkundet ndërsa përpiqet të mbajë në shina një ekonomi të lodhur. Opozita e qendrës së djathtë, e drejtuar nga ish-kryeministri Silvio Berlusconi, po humbet në labirintin politik dhe kundërshtarët e tyre kryesorë janë tani Lëvizja 5 Yjet dhe politikanët rajonalë të cilët kanë përçmim për establishmentin politik kombëtar.

Në Spanjë, kryeministri Mariano Rajoy i Partisë Popullore të qendrës së djathtë po has vështirësi në krijimin e një qeverie pasi Partia Socialiste e Punëtorëve refuzoi ta mbështesë, ndërsa separatistët katalanë vazhdojnë t’i bien daulleve për pavarësi.

Në Mbretërinë e Bashkuar, ku votuesit më të moshuar dhe klasa punëtore e zhgënjyer (kryesisht në Angli) çuan përpara Brexit, kryeministrja e re Theresa May, po lufton të mbajë bashkë partinë e saj. Disa anëtarë të kabinetit po kërkojnë për një shkëputje të plotë nga Europa – i ashtuquajturi Brexit i fortë – ndërsa të tjerë kërkojnë për një qasje më të butë të ruajtjes së tregtisë me tregun më të madh për mallrat dhe shërbimet britanike.

Siç tregojnë këto shembuj, populistët janë në rritje kudo në Europë – edhe në vende ku nuk ta pret mendja, si në Suedi dhe Holandë. Tani që Trump do të ndihej si në shtëpi pothuajse kudo në kontinent, është shumë e rëndësishme t’i përgjigjemi zemërimit anti-establishment pan-Perëndimor që ai përfaqëson.

Sigurisht që zhvillimi i ngadaltë ekonomik në vitet pas krizës financiare globale të vitit 2008 i ka hequr entuziazmin votuesve për partitë tradicionale që luftojnë për pushtet. Partitë qeveritare të së majtës dhe të djathtës bien përgjithësisht dakord mbi çështje si bashkëpunimi ndërkombëtar, tregtia e lirë, shpenzimi publik dhe ulja e taksave. Ndërsa Ronald Reagan, shenjti i republikanëve të sotëm, ishte një shpenzues i madh qeveritar, demokrati Bill Clinton uli ndihmën sociale dhe balancoi buxhetin.

Populistët e sotëm, megjithatë, kërkojnë përgjgije të thjeshta jashtë spektrit të zakonshëm konsensual. Ata fajësojnë globalizimin për dëmtimin e mjeteve të tyre të jetesës dhe perspektivave ekonomike dhe kërkojnë një armik – një “të jashtëm” – i cili mund të fajësohet për pasigurinë dhe pengesat që ata kanë përjetuar.

Pikëpamja populiste për botën nuk pranon zona gri. Nuk ka mënyrë të mesme për ta; përkundrazi, kërkimi i një konsensusi është i barabartë me tradhtinë. Përmes kapardisjes dhe demagogjisë, popitikanët populistë po e kthejnë mbrapsht orën në një botë para-empirike, në të cilën supersticioni dhe obskurantizmi ishin në dukje më mirë për këdo.

Sigurisht, e shkuara paqësore populiste është një tokë që ekziston vetëm në ëndrra. Por si mund të përballemi me realitetin që shumë votues preferojnë trillimin në vend të faktit? Ne nuk duhet kurrsesi të heqim dorë nga demokracia ose të marrim anën e atyre në Perëndim, të cilët si Trupm admirojnë dhe kërkojnë të maten me vizionin gjysmë-tiran të presidentit rus Vladimir Putin.

Populistët duhet të përballen. Argumentet e tyre të dobëta duhen kundërshtuar pikë pas pike dhe zemërimi i tyre duhet përballur me qetësi dhe arsyetim. Është po kaq e rëndësishme që të zgjidhim shkaqet e tjetërsimit ekonomik, që si fillim do të përkthehet në shërbime më të mira publike për komunitetet e marxhinalizuara dhe duhet investuar në edukim, teknologjik, paga të larta dhe vende pune me aftësi të mira.

Nëse përpiqemi t’i shmangemi populistëve, apo të kopjojmë taktikat dhe argumentet e tyre, ne do të pengojmë edhe më shumë kontratën sociale që është në themel të demokracive perëndimore. Liderët politikë tradicionalë përballen me një sfidë përpara. Ata duhet të përshtaten me një shpirt luftarak dhe të sinjalizojnë besim në kauzën e tyre, në vend që të bien pre e vetëkënaqësisë apo të mbajnë qëndrim indiferent. Kjo është një betejë që duhet fituar.

Please follow and like us: