Albspirit

Media/News/Publishing

Projekti i ri i Zuckerberg, parandalimi dhe trajtimi i të gjitha sëmundjeve

Themeluesi i “Facebook” dhe bashkëshortja e tij Pricilla, do të investojnë 3 miliardë dollarë për të çuar deri në fund nismën humanitare botërore

zukerbergThemeluesi i rrjetit më të njohur social në botë, “Facebook”, Mark Zuckerberg dhe gruaja e tij Priscilla Chan, do të investojnë 3 miliardë dollarë gjatë dekadës së ardhshme në një projekt që do të lejojë kurimin, parandalimin apo mbajtjen nën kontroll të të gjitha sëmundjeve. Plani parashikon hapjen e një qendre kërkimi bio-shkencë, një chip që diagnostikon dhe monitoron në mënyrë të vazhdueshme patologjitë dhe një hartë e të gjitha qelizave të trupit.

Përmes “Chan-Zuckerberg Initiative”, administratori i deleguar i ‘Fb’, do të kërkojë të çojë deri në fund planin e tij humanitar. Hapi i parë do të jetë investimi i 600 milionë dollarëve në një projekt të quajtur ‘Biohub’, një qendër-kërkimi, e cila do të bashkojë profesorë nga universitete të ndryshme të botës, mes të cilëve, Stanford e Berkeley, ku do të zhvillohen instrumente të reja për të parandaluar dhe trajtuar sëmundjet.

“Unë dhe Priscilla, i kemi kaluar vitet e fundit duke biseduar me shkencëtarët me të njohur të mjekësisë. Dhe pikërisht ata besojnë se brenda fundit të shekullit mund të kurojmë, parandalojmë dhe mbajmë nën kontroll të gjitha sëmundjet. Kjo nuk do të thotë se asnjë nuk do të sëmurët më, por kjo duhet të ndodhë në të ardhmen më pak, – ka pohuar Zuckerberg. – Për më shumë, duhet të arrijmë të identifikojmë dhe të trajtojmë sëmundjet në mënyrën e duhur”. Ai që do të drejtojë këtë nismë, është Cori Bargmann, neuro-shkencëtar në “Rockefeller University” në Nju Jork.

Rezultati nuk do të jetë i menjëhershëm, por Zuckerberg është optimist: “Nuk do të jetë e lehtë, duhet të jemi të kujdesshëm. Është e rëndësishme ta çojmë përpara këtë projekt, para së gjithash për të ardhmen e fëmijëve tanë. Duhet të përpiqemi ta bëjmë këtë botë më të mirë për ata”.

Please follow and like us: