Albspirit

Media/News/Publishing

Tendenca e ngjyrave, vjeshtë dimër 2016 vishet me të kuqe

cover-rosso_o_su_horizontal_fixed E vendosur, intensive dhe e ndezur, e kuqja të jep një notë pozitiviteti gjatë sezonit të ftohtë.

E cilësuar ngjyra e pasionit dhe e sensualitetit, e forcës dhe autoritetit, e kuqja është një nga ngjyrat e tendencës për vjeshtë dimër 2016.

Në palltot me kashmir, pulovrat, fundet me pala dhe pantallonat, e kuqja mbizotëron në të gjithë garderobën. Janë të kuq edhe aksesorët, në veçanti çantat.

Rrugë të lirë edhe për këpucët e kuqe, të veshura në kombinim me ngjyrat neutro dhe me xhinset. Për të mos gabuar zgjidh këpucë me majë të rrumbullakët, me takë me platformë,  me taka të ulëta, ose me nje palë balerina.

 

Please follow and like us: