Albspirit

Media/News/Publishing

Vuthaj, ku historia ndërthuret me natyrën turistike

vuthaj4 Vuthaj, kjo trevë etnike shqiptare shtrihet midis tre kufijve shtetëror Shqipëri, Kosovë dhe Mali i Zi.

Në pjesën shqiptare ze vend në Malësinë e Madhe në zonën e Kelmendit. Sot drejt saj ka një rrugë te re e të bukur që mund të udhëtohet në çdo stinë.

Qysh në lashtësi ka qenë e njohur me emrin “Vuthaj” ose “Katundi Vuthaj”.

Por, duke pasur parasysh shtrirjen, kompaktësinë e territorit dhe të banorëve, distancën nga njeri katund tek tjetri, themi se është një krahinë e vogël shqiptare në zemër të alpeve, me bukuri mahnitëse, me karakteristika lokale të veçanta.

Mbase dhe emrin e ka marr prej kushteve të vështira dhe të ashpra gjeografike sidomos gjatë periudhës dimërore.vuthaj1 Vend i  vuajtur – Vuthaj.

Sot ky vend është kthyer një nga më të preferuarit për turizmin e natyrës dhe atë të aventurës, të sporteve dimërore dhe të historisë.

Shumë agjenci turistike udhëtimesh të ftojnë të udhëtosh drejt këtyre  lartësive  për bukuritë e tyre të veçanta, për mikëpritjen, gastronominë karakteristike zonale si dhe ngjitjet sportive.

Vjeshta është një peizazh i veçantë në Vuthaj.

Please follow and like us: