Gjeniu i letrave, Dostojevski
Mbi të gjitha, mos gënje veten. Njeriu që genjen veten dhe dëgjon gënjeshtrat e tij, vjen në një pikë që s’mund të dallojë të vërtetën brenda tij, ose rreth tij, dhe kështu ai humb gjithë respektin për veten dhe për të tjerët. Dhe duke mos pasur asnjë respekt, ai pushon së dashuri.
Çfarë është Ferri? Unë mendoj se është vuajtja e të qënit të paaftë për të dashuruar.
Njerëzit flasin ndonjëherë për mizori “shtazarake” të njeriut, por kjo është tmerrësisht e padrejtë dhe fyese për kafshët. Asnjë kafshë s’mund të jetë kurrë aq mizore sa është një njeri, aq dinakërisht dhe artistikisht mizor.
Shpirti shërohet duke qenë me fëmijët.
Asgjë në këtë botë nuk është më e vështirë se sa thënia e të vërtetës, dhe asgjë më e lehtë se lajka.
Gjëja më e tmerrshme është se bukuria është sa misterioze aq edhe e tmerrshme. Zoti dhe djalli luftojnë mes tyre, dhe fushëbeteja është zemra e njeriut.
Sipas mendimit tim, është njeriu më i zgjuar nga të gjithë, është ai qe e quan veten budalla të paktën një herë muaj.
Shkalla e qytetërimit të një shoqërie, mund të gjykohet nga kqyrja e burgjeve të tij.
Lumturia më e madhe është të njihni burimin e palumturisë.
Misteri i ekzistencës njerëzore, nuk qëndron vetëm tek të qënit gjallë, por në gjetjen e një qëllimi për të jetuar.
Çdo i rritur nuk e di se një fëmijë mund të japë këshilla të jashtëzakonisht të vlefshme, edhe për rastet më të vështira.
Asnjë burrë dhe komb nuk mund të ekzistojnë pa një ide sublime.
Mëshira është ndoshta ligji i vetëm më i rëndësishëm i ekzistencës njerëzore.
Please follow and like us: