Klea Huta dhe Alar Band janë gati për një këngë së bashku
Klea Huta këtë vit do të prekë skenën e “Këngës Magjike”. Pas prezantimit të “Maratonës së këngës”, duket se Klea do të qëndrojë në skenë, por këtë herë për të kënduar. “Zyrtarisht pjesmarrës në “Kënga Magjike”. Prezantimi 09/10/2016. Alar Band ft Klea Huta – Amla”, ka shkruar ajo. 23-vjeçarja ka kënduar shpesh herë në spektaklet që ka prezantuar dhe në evente të tjera muzikore, por për herë të parë ka vendosur që t’i hyjë një gare muzikore. Klea në bashkëpunim me Alar Band, që vjet u prezantuan në “Kënga Magjike” me hitin “Për ty e jap free”, do të prezantohen me këngën “Amla”.
Please follow and like us: