Albspirit

Media/News/Publishing

Komandanti i Hitlerit vrau nazistët për Izraelin

Komandanti i Hitlerit vrau nazistët për Izraelin

Në vitin 1962, Otto Skorzny, një prej komandantëve më famëkeq të trupave naziste SS, të cilin Hitleri e kishte vlerësuar edhe me medaljen më të lartë “Kryqi i Kalorësve të Hekurt”, vizitoi memorialin kushtuar Holaustin në Izrael.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore ,Skorzeny cilësohej nga aleatët si “njeriu më i rrezikshëm në Europë” dhe jo më kot. Ai ishte ideatori dhe realizuesi i një sërë operacionesh gjakatare në prapavijën e tyre në Itali dhe Francë, përfshirë këtu operacioni për lirimin e Musolinit.

Kur vizitoi memorialin kushtuar viktimave të Holokaustit, kishte disa vite që po i arratisej drejtësisë. Ai bënte pjesë në listën nazistëve që po gjykoheshin në procesin e famshëm gjyqësor të Nurembergut.

Fati kishte rezervuar të tjera plane për të. Sipas historianëve, në Izrael ai mbërriti pasi ishte kontaktuar më parë ngë shërbimi sekret izraelit Mossad. Pikërisht gjatë kësaj vizite ai u rekrutua prej këtij shërbimi dhe besohet se në vitet në vazhdim ka dhënë informacione të rëndësishme mbi vendndodhjen dhe rolin e kryer gjatë Luftës të ish-udhëheqësve naziste që ishin në arrati.

Përveç kësaj, në periudhën kur Skorzeny u rekrutua Izraeli ishte në luftë për mbijetesë. Në jug, kishte armikun më të fuqishëm, Egjiptin, i cili nga ana e tij kishte nisur përpjekjet për të rekrutuar inxhinierë dhe shkencëtarë nazistë të luftës.

Pikërisht këtu nis detyra e re e Mossad. Shërbimi izraelit i inteligjencës nisi të veprojë për të parandaluar rekrutimin. Metodat e përdorura ishin shantazhi, kërcënimet dhe kur këto nuk funksiononin eliminimi fizik.

Por që t’u afrohej këtyre inxhinierëve dhe shkencëtarëve që mbroheshin fort nga autoritetet egjiptiane duhej një njeri i brendshëm dhe njeri i brendshëm ishte Skorzeny. Në 2015, Haaretz publikoi një artikull me intervista të ish-agjentëve të Mossad, që kanë folur në kushte anonimati.

Ata konfirmojnë se Skorzeny ka bashkëpunuar me ta dhe në më shumë se një rast ka ekzekutuar personalisht ish-miqtë e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore. Vetë Skorzeny, në autobiografinë e tij mohon të ketë bashkëpunuar me Mossad, e po ashtu edhe agjencia izraelite e spiunazhit.

Vetëm së fundmi kanë rinisur të qarkullojnë tezat e këtij bashkëpunimi, që përforcohet edhe me faktin se ish-nazisti u deklarua njëherë i vdekur në Spanjë gjatë një atentati. E vërteta do të dilte në vitin 1975, kur do të mësohej se ai nuk kishte vdekur në asnjë atentat, por ndërroi jetë nga kanceri pikërisht në këtë vit dhe u varros në vendlindjen e tij në Austri nga miqtë naziste dhe me nderimet naziste.

Please follow and like us: