Albspirit

Media/News/Publishing

Mjekët: Njerëzit me diabet nuk e njohin nevojën për dashuri

h9Mjeku i njohur gjerman dhe psikoterapeut Dr.Ruediger Dahlke thotë se çdo sëmundje në të vërtetë është mesazh i shpirtit tonë për ato pjesë që ne nuk i pëlqejmë dhe duam ti largojmë, por që do të duhej t’i pranojmë.

Sipas doktorit, njerëzit me këtë sëmundje kanë frikë nga dashuria dhe nuk janë të gatshëm ta pranojnë (qelizat nuk hapen për glukozën, ëmbëlsirën e jetës) Njerëzit me diabet nuk e njohin nevojën për dashuri, nuk kanë mësuar as ta japin dhe rrallë ndërmarrin diçka në fushën e dashurisë.

Në thellësi, kjo sëmundje paraqet një luftë me jetën dhe dhuratat e saj. Çfarë duhet bërë: Të njohim frikën dhe kontrollin në fushën e dashurisë, duke pranuar paaftësinë për pranimin e dashurisë, të jetojmë më të ndërgjegjshëm dhe të lejojmë ritmin natyror të afrimit dhe distancimit.

Duhet të jemi të vetëdijshëm edhe për atë që nuk e duam që të mund të pranojmë në vete atë që e duam. Në nivelin e shpirtit kjo do të thotë se duhet të mësojmë të vendosim kufij dhe të themi “jo” kur është e nevojshme.

Duhet të dallojmë mënyrën e keqe të të ushqyerit të shpirtit dhe trupit dhe ngadalë ta ndryshojmë atë, të gjejmë mesin ndërmjet dhënies dhe marrjes. Të lejojmë varësinë emocionale dhe jo varësinë nga insulina.

Të dallojmë dhënien dhe marrjen e dashurisë si dy anët e njëjta të monedhës edhe atë t’i jetojmë. Të kënaqemi me rrjedhën e lirë të dashurisë, në ëmbëlsinë e jetës në kuptimin figurativ.

Please follow and like us: