Bushati përshëndet unifikimin e politikanëve shqiptarë të Malit të Zi
Qeveria shqiptare ndjek me vemendje të madhe gjendjen e shqiptarëve në Mal të Zi, duke i vlerësuar si një faktor përcaktues në mëvetësinë e Malit të Zi. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, pas takimit që zhvilloi me disa nga përfaqësuesit e koalicioneve të partive politike shqiptare në Mal të Zi, shprehu mbështetjen për proceset integruese të Malit të Zi, si edhe vlerësoi angazhimin e ndërmarrë nga faktori politik shqiptar për t’u grupuar në 3 koalicione zgjedhore. Sipas Bushatit, ky kohezion do të mund të sigurojë një përfaqësim më të mirë shqiptar dhe rritjen e mëtejshme të të zgjedhurve në Parlamentin e ri.
Politika shqiptarë mbështet unifikimin në një listë të përbashkët të tri partive kryesore shqiptare në Mal të Zi.
9 ditë para zgjedhjeve parlamentare, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, priti në një takim përfaqësuesit e koalicioneve të partive politike shqiptare në Mal të Zi, duke vlerësuar se ky kohezion do të përkthehet në rritje të përfaqësisë së shqiptarëve në Parlamentin e ri.
Bushati: Ne besojmë se kohezioni i faktorit shqiptar në mal të Zi do të përkthehej në më shumë vende në parlament dhe do të krijonte ura më solide mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Ministri Bushati shprehu mbështetjen edhe për proçeset integruese të Malit të Zi, si edhe ndau bindjen se vendi është më pranë se kurrë anëtarësimit në NATO.
Ndërsa përfaqësuesit e Listës “Shqiptarët e vendosur”, lista “Guxim” dhe koalicioni “Shqiptarë me një qëllim” iu bënë ftesë edhe aktorëve të tjerë politikë shqiptarë në Mal të Zi që të lënë mënjanë ndasitë dhe të bashkohen në Parlament, në funksion të mbrojtjes së interesave të të gjithë shqiptarëve.
“Disa liderë tonë në Mal të Zi janë akoma duke fjetur në prehrin e Milo Gjukanovic. Besoj se ky takim do të shërbeje që ti zgjojë nga gjumi.”
“Tre bartësit e listes shqiptare takohemi në Parlamentin e Malit të Zi pa marrë parasysh ndasitë që mund të kemi”
“Që shqiptarët në Mal të Zi duhet të votojnë partitë nacionale shqiptare”
Në zgjedhjet parlamentare të 16 tetorit shqiptarët përfaqësohen të bashkuar, me një platformë politike në ndryshim nga zgjedhjet e kaluara kur rreth 30 mijë shqiptarët e Malit të Zi ishin të përçarë në katër lista zgjedhore.