Albspirit

Media/News/Publishing

Delawie: Kosova meriton një të ardhme më të ndritur


Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, me një video mesazh i është drejtuar qytetarëve dhe politikanëve të Kosovës, duke i inkurajuar ata për një të ardhme më të mirë.

Në mesazhin e tij, Delawie thotë se “vera ka kaluar dhe kemi hyrë në vjeshtë, ndërsa ne ende jemi duke folur për çështje të njëjta të pazgjidhura, në vend se të bëjmë progres dhe të krijojmë ndryshime pozitive”, ka theksuar ambasadori.

Ai thotë po ashtu se në qeveri janë parë liderë që janë të fokusuar më shumë në atë se për çfarë janë kundër, në vend të asaj që e mbështesin.

“Edhe në shtyp, edhe nëpër rrugë kemi parë tensione etnike dhe rreth religjionit, një prirje e dekurajuar, kontrast i mprehtë i mikpritjes, mirësisë dhe tolerancës, për çka Kosova është e njohur. Unë besoj që Kosova meriton më shumë, unë besoj në një të ardhme më të ndritur për Kosovën, një të ardhme me rritje ekonomike dhe prosperitet, me një demokraci stabile dhe funksionale, që i përket qytetarëve dhe taksapaguesve”, ka thënë Delawie.

Ai ka thënë se e ardhmja e ndritur vjen nga mesazhet progresive, dhe jo nga agjendat negative të mbushura me ulërima.
“Unë besoj se historia nuk është krijuar nga ata që kritikojnë më mirë, por është e krijuar nga njerëz me zgjidhjet pozitive, nga njerëz që tentojnë t’i zgjidhin problemet, dhe jo t’i krijojnë ato”, është shprehur ai, duke shtuar se nuk mjafton vetëm të flitet, por duhet edhe të punohet.

Please follow and like us: