Finlanda thotë se Rusia po provokon
Ministria e Mbrojtjes së Finlandës ka thënë se ka ngritur avionët dy herë në 24 orët e fundit, për t’i monitoruar hapësirat ajrore dhe hyrjet e dyshimta të luftëtarëve rusë.
Një aeroplan luftarak i tipit SU-27 rus, është gjetur në jug të qytetit Porvoo, në Finlandë, të mërkurën mbrëma, kanë thënë përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Një tjetër aeroplan rus është gjetur në një fluturim të dyshimtë më herët në Finlandë.
“Fluturimet e avionëve ushtarakë mbi Detin Baltik janë shpeshtuar”, kanë thënë autoritetet nga Ministria e Mbrojtjes së Finlandës.
Finlanda nuk është në NATO, por korporon nga afër me këtë aleancë; provokon gjendj në lindje të Helsinkit dhe është 140 km larg kufirit me Rusinë.
NATO-ja është ankuar disa herë për fluturimet provokuese të ushtrisë ruse në Baltik, por është hera e parë që një gjë e tillë raportohet nga Finlanda.
Please follow and like us: