I Shkurtri i shkruan të Gjatit: Të çmendurin në krye të shtetit dhe të shfarosim njerëzimin?!
Aktori i Teatrit Të Kukullave Alfred Zeneli, një nga personazhet më të dashur të fëmijëve me rolet e tij të shumta i ka shkruar në faen e tij në FB një letër të dhimbshme dhe plot revoltë “Të Gjatit”, kryeministrit Rama.
“ Më i Shkurtri”, pasi rrëfen gjithë problematikat që “Rilindja” ka krijuar me emërimet e drejtuesve edhe në këtë institucion Zeneli e paralajmëron “ Më të Gjatin” kryeminstrin;
Ed jam njeri, po po e humba llogjikën do tund mbarë njerëzimin. Më lini ti gëzohem punës që kam dhe të realizoj projektet që kam për artin tim të teatrit e filmit. Na lini ti gëzojmë këto pak ditë që na kan ngel… As ti as unë as një nuk do ngelemi mbi dhe t’gjithë do tretemi nën dhe.
Atëherë ligjin ta kthejmë kështu: Aftësinë e ç’mend mendore ta vendosim në kry të shtetit e të shfarosim njerzimin.Letra e plotë e aktorit Alfred Zeneli:
Kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramës
Ju shkruan aktori me trupin më të veçantë për veçoritë e tija nga shtati.
Po ju drejtohem mediatikisht hapur.
Sikur unë Alfredi të isha marrë me trafikim prostitucioni e organe njerëzish që Zoti mos e dhëntë pasi jam me mend e kresë në rregull, të vidhja banka, e krime të tjera që njeriu dënohet.
Ti të ishe si Alfredi e unë të isha si Ju e të sillesha kaq keq ndaj jush.
Si do të vepronit?
Me siguri po të ishit gjykatës do më luftonit me gjitha mënyrat që të më rrasnit brenda.
Ju pikturat tuaja i pasqyroni jashtë kur shkoni e vizitoni vendet e ndryshme të botës?!
Të kam shkrujt dhe mesazh ku ju kam uruar për tre gjëra.
E para për kundërshtimin e marrveshjes së ujrave me Greqinë.
Githashtu të kam uruar dhe kur u treguat burrë, kur vajtet në Beograd e ja plase në sy Vuçiçit njohjen e Kosovës. Të lumtë.
Dhe po kshu u treguat dhe në Komunitetin Europian në samitet ku ju shkoni dhe thatë : – Serbia vret e pret njerzit e sidomos shqiptarë , ju Europë i mbani temananë këtij vendi. Kurse ne si popull fatkeq na luftoni nga të gjitha drejtimet dhe për këtë unë Alfredi të kam uruar: Hallall tamli i nanës, që të ka dhënë.
Dhe prapë të shkruj të lumtë.
Shqipëria ka nënshkruar Konventat për aftësinë e kufizuar të njerëzve. Kuptohet se mençuria e andejme do vijë dhe këtu.
Sa për dijeni jam i vetmi që kam mbaruar shkollën e aktrimit të lartë me fizikun tim deri më sot në Shqipëri.
Të dola dhe para Kryeministrisë për heqjen nga puna nga ana e Gjosë Monika Lubonjës që ju e keni vënë si titullare të këtij institucioni Kombëtar.
Nuk kam as dhe një vërejtje për disiplinën dhe rregullat e institucionit.
Kam punuar me aq pasion sa shkatërrova veten time dhe u kadandisa me patericë. Dhe po sipas mjekëve të aftë mund të kaloja në paralizë po falë Zotit të madh e vullnetit tim kam mrekullina me shëndetin.
Që mbas ikjes të së ndriçmes Elvira Diamantit institucioni veçse poshtë ka shku.unë nuk kam të drejtë t’smurem. Humanizmi ku ngelet ndaj meje. Edhe në diktaturë i përndjekur e tani i diskriminum.
Në kohën e Diamantit kishim ngrohjen. Kishim harmoni.
Unë shkruaj për periudhën që u pnësova në kohën e Diamantit Vezullues që drejtonte Teatrin e Kukullave.
• Pasi erdhën titullarë të tjerë kam bërë debate për ngrohjen e dhomave të zhveshjes ku ndërrohemi ne aktorët , dhe kushtet shumë mjerane të skenës që lagështia na mbyti.
Dhe as një përmirësim për ngrohjen.
Në formalizmat e dokumentacioneve institucionale çdo gjë është saktë për kushtet ideale.
Më shihni në Youtube ku unë kam qenë shumë i shkathët në shfaqet që kam xhiruar vetë dhe ja dhurova Teatrit të Kukullave.
Përse ky njeri ndërhyn që të mos miratohet pjesa e dytë e Arushit Që S’donte të Mësonte Muzikë që është shkrujtë për mua???
Ku aktorja e mirënjohur Mirketa Çobani thotë “Ti je kukulla lëvizëse e teatrit”.
Ky teatër ka qënë krenaria e jetës time. Atëherë po ju pyes sa vite punë ka Monja unë kam role në Teatër të Kukullave. A e dini ju këtë ?!
Me ligjet e reja nga qeveria juaj keni vendos që njerëzit që i shkelin dënohen.
E para: Një njeri fat keq humbi fëmijët e tij në aksident që ishin me të ëmën që po shkonin të shihnin babën e tyre në burg se po ngrinte çatinë në pronën e tij. Zoti më faltë se po u krijoj problem.
• Po kur kjo titullare së bashku me juristen Myzejen Zejnati (që me strukturën e re që është vendosur në Maj 2016 Myzejen Zejnati është me detyrë PERGJEGJESE E FINANCES DHE E BURIMEVE NJEREZORE) shkelin ligjet e shtetit e sidomos me mua.
• Dhuna ndaj meje nga Myzejen Zejnati dhe Monika Lubonja (psikologjike).
• Kontrata.
• Mos marrja e pages.
• Flasin faktet: kontratat 6 mujore (filloi me 15 dhjetor 2015 e ka mbaruar) e imja kur kam mbi 10-të vjet punë aktor, ku kam qenë shumë aktiv. Atëhere si do i themi kësaj kontrate me nr 163/13 protokolli e tij.
Mirë Monika s’mbush nga mendja se o problematike…
• Po judhistja Myzejen Zejnati që vjet mori diplomën vjet në 2015-ën. Masteri ku është ?! Se ligji për juristët është pa mbaruar masterin nuk ka punësim. Çfarë judhiste është kjo që formulon kontrata…
Që nga formulimi nuk janë veçse formulim të sëmurësh mendorë.
• Vijnë regjizorë të huaj mbushin xhepat me shfaqet e tyre që skanë pikë vlere artistike.
Do ndrrojm punën unë në vend të saj dhe le të shohim si ja ndrroj faqen teatrit.
• Rekuizitat dalin për shfaqje private gje e cila nuk lejohet.
A e dini ju se unë kam mjeksinë në familjen time.
A e dini ju që kam dije mjeksore sidomos në sëmundjet e brendshme se kam mbaruar kursin për laborant.
A e dini ju se ne të aftësisë së kufizume Zoti na ka marrë nga gjymtyrët po na ka dhënë një shqisë shumë të mençur nga ana e mençurisë.
Mosha e daljes në pension është 60 për femrat e 65 për meshkujt.
• Ekonomistja ka tre vjet që është në punë. Ka tre vjet që po han rrogën e tjetrit që duhej t’kish dalë në pension. Ku janë brezi i ri që kan mbaruar shkëlqyeshëm dhe enden rrugëve. Ku kjo judhiste mbron shkeljen e ligjit duke mbajt ekonomisten në punë. Shihni strukturën që ka bërë Monika me Judhisten pa master!!! Strukturën të tanishmen.
• A e dini ju që ka të dypunësuar që marrin nga dy rroga brenda orarit të punës!?
Deri kur do luhet me ne o njeri Ed.
Zoti më faltë që e din që dhe unë do t’i them një ditë burgut hapu…Po po se aty unë ha bukë e jam mire.
A e din që kjo gjë Moni ka shkrujt se unë flliqkam skenën e teatrit e u shurroskam në skenë.
Kuptohet në rrjetet sociale… e në Ministrinë e Kulturës.
Ku e merr të drejten ky njeri t’më fyjë deri ktu.
Më vjenë era djersë po po. Po janë djersë pune. Ecni e vendosni maskat e personazheve që të mbyt sfungjeri nga brenda, ecni e vishni pellushët që ne i veshim edhe në këtë të nxehtë.
Deri kur do më fryjë ky njeri duke më filmu e përçmu sikur e ka pronën e vet.
• Deri kur unë do dhunohem po nga ky njeri në ambjentet e teatrit që Leonard Daliu do vërë dhumë mbi mu duke më vënë shqelmin e vetë sipër kraharoit tim e i jam kthy ik se e bëra gjakun lumë(Ky njeri pa arsim të lartë).
Denoncimin e bëra në Kominsariatin nr.3 , Nr 3843/K Prot. Datë 15.06.2015.
E kjo gjë Monë nuk ndërhyn po i ndez gjakrat mes aktorëve. I nxit jashtë institucionit e me vërsulet mu.
Ed jam njeri po po e humba llogjikën do tund mbarë njerëzimin. Më lini ti gëzohem punës që kam dhe të realizoj projektet që kam për artin tim të teatrit e filmit. Na lini ti gëzojmë këto pak ditë që na kan ngel.
As ti as unë as një nuk do ngelemi mbi dhe t’gjithë do tretemi nën dhe.
• Atëherë ligjin ta kthejmë kështu: Aftësinë e ç’mend mendore ta vendosim në kry të shtetit e të shfarosim njerzimin.
Zoti na rujt nga kjo Gjë.
Kryeministër skam asgjë ndaj jush.