Albspirit

Media/News/Publishing

Italiani dashurohet pas gruas prostitutë të shqiptarit, ja çmenduria që bën në varreza

Italiani dashurohet pas gruas prostitutë të shqiptarit, ja çmenduria që bën në varreza

Një 41-vjeçar italian është denoncuar në gjendje të lirë nga policia e Alessandria-s për akuzën e kërcënimit dhe mbajtjes së paligjshme të armëve të ftohta. Italiani, punëtor i thjeshtë, (identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur) ka qenë me precedentë të mëparshëm, raportojnë mediat lokaleRreth orës 22:00 të dy ditëve më parë, italiani iu afrua një automjeti të parkuar në sheshin para varrezave të qytezës Spinetta Marengo, dhe me një drapër kërcënoi personat që ndodheshin në mjet, një shqiptar dhe bashkëshorten e tij rumune, të dy me precedentë të mëparshëm. 41-vjeçari e kuptoi se çifti, i frikësuar, po telefononte policinë. Kështu, ai hyri në makinën e tij për t’u larguar drejt Alessandria-s, ku edhe u ndalua nga një patrullë policie që ishte vënë në gjurmët e tij. Efektivët gjetën dhe sekuestruar draprin me një teh 66 cm të gjatë, të fshehur pas një sedije të makinës. Raportohet se gjesti i italianit ka ardhur si pasojë e xhelozisë. 41-vjeçari ka qenë klient i gruas rumune, që punonte si prostitutë me konsensusin e bashkëshortit shqiptar e ka rënë dashuri me të. Dhe kështu, ai ka kërcënuar shqiptarin për të detyruar rumunen t’ia mbathte me të. 

Please follow and like us: