KiE: Turqia t’i japë fund sa më shpejt gjendjes së jashtëzakonshme
Ankaraja duhet t’i japë fund sa më shpejtë gjendjes së jashtëzakonshme të vendosur pas grushtit të shtetit të dështuar, deklaroi sot komisioneri për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës, ndërkohë që qeveria turke sapo e zgjati me tre muaj.
Komisioneri Nils Muiznieks insistoi mbi “urgjencën për t’u rikthyer në procedurat dhe garancitë e zakonshme, duke i dhënë fund sa më shpjetë gjendjes së jashtëzakonshme”.
Muiznieks shpreh keqardhje për vendimin e qeverisë për të zgjatur këtë periudhë me tre muaj dhe thotë se “shpreson që ajo të mund të shkurtohet”.
Pa vënë në diskutim vendimin e Ankarasë për të deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme dhe për të deroguar nga Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut në situata të jashtëzakonshme, ai thekson se “dekretet e miratuara në Turqi pas korrikut i kanë dhënë fuqi gati të pakufizuara autoriteteve administrative dhe ekzekutivit dhe se ky lloj pushteti sjell gjithnjë në nivel arbitrariteti”