Bashkimi Evropian vlerësohet si model i bashkëpunimit paqësor të shteteve. BE ka ndihmuar në forcimin e paqes dhe demokracisë në Evropë. Thorbjörn Jagland, kryetari i komitetit pesë antëarësh të Çmimit Nobel, dhe Geir Lundestad, drejtor i Institutit Nobel, prej disa vitesh kanë mbështetur propozimin për vlerësimin e BE-së me këtë çmim.
2011 nderohen tri mbrojtëse të të drejtave civile
Për angazhimin e tyre të palodhur për të drejtat e gruas dhe luftën paqësore për demokraci e tolerancë në vendet e tyre në vitin 2011 u nderuan me Çmimin Nobel të Paqes tri gra (nga e majta në të djathtë): aktivistja liberiane e paqes Leymah Gbowee, luftëtarja jemenite për demokracinë Tawakkul Karman dhe presidentja e Liberisë Ellen Johnson Sirleaf.
2010 Liu Xiaobo
Shkrimtari kinez Liu Xiaobo mori në vitin 2010 Çmimin Nobel për Paqen. Disidenti dhe bashkëiniciuesi i “Kartës 08” aktualisht vuan dënimin me 11 vjet burg për bindjet e tij politike. Komiteti i Çmimit Nobel e nderoi Xiaobonë për “luftën e tij të gjatë, paqësore për të drejtat themelore të njeriut në Kinë”.
2009 Barack Obama
Në dhjetor të vitit 2009 Barack Obama mori gjatë një vizite të shkurtër në Oslo Çmimin Nobel për Paqen. Shumë kritikë ishin të një mendje, se presidenti amerikan e mori shumë herët dhe paraprakisht nderimin e papritur. Vërtet ai kishte paraqitur konceptin e tij për një botë pa armë bërthamore, por ende nuk kishte vënë asgjë në jetë.
2007 Al Gore
Dr. Rajendra K. Pachauri, si kryetar i Këshillit Botëror për Klimën dhe Al Gore u nderuan në vitin 2007 për luftën e tyre në mbrojtje të klimës. Çmimi u dha veçanërisht në shenjë nderimi për përpjekjet e tyre për të ndërgjegjësuar opinionin për ndryshimet që njerëzit shkaktojnë në klimë. Ish zëvendëspresidenti amerikan bëri përgjegjës për dështimet në mbrojtjen e klimës SHBA-në dhe Kinën.