Revista Vogue: Dua Lipa, diva më e re e muzikës pop
E ftuar në emisionin e mëngjesit në Angli, Dua Lipa u ka prezantuar moderatorëve kuzhinën tradicionale shqiptare kryesisht me byrekun e famshëm me spinaq e më pas ka vijuar t’u mësojë atyre disa fjalë bazike shqip.
Nuk mund të ishim me tepër krenarë për të pasi menjëherë më pas këngëtarja 19-vjeçare ka pozuar për revistën “British Vougue”, të cilët e kanë konsideruar si divën më të re të muzikës pop.
Dua Lipa gjithashtu është bërë fytyra e kopertinës së revistës “Hunger” ku ka folur për hitin e saj “Blow Your Mind” dhe albumin që do të publikojë së shpejti.
Ajo po korr suksese të mëdha e çdo ditë më shumë po vërehet nga revistat dhe mediat më prestigjioze të industrisë së muzikës dhe jo vetëm. Ajo çfarë presim të shohim, është nominimi i saj “European Music Awards”.