Revoltohet kampionia e shahut: ‘Mjaft i detyruat femrat të veshin shami’
Një lojtare e famshme shahu ka bojkotuar kampionatin botëror te shahut në Iran për shkak se pjesëmarrëseve femra iu kërkua ligjërisht të vishnin shaminë ndërkohë që konkurronin. Nazi Paikidze-Barnes, një lojtare gjeorgjiane-amerikane, i është ankuar Federatës Botërore të Shahut (FIDE), në përpjekje për të ndryshuar rregullat e hekurta të vendit pritës për femrat. Shamia është një kërkesë ligjore për gratë në Iran. Por Paikidze-Barnes tha se nuk do ta vishte për të “të mbështetur më tepër shtypjen” ndaj femrave. “Unë mendoj se është e papranueshme që kampionati botëror i shahut për femra të mbahet në një vend ku gratë nuk kanë të drejta elementare, themelore dhe trajtohen si qytetarë të dorës së dytë”, ka thënë 22-vjeçarja për BBC. Në kërkesën e saj, zonja Paikidze-Barnes përmend manualin e FIDE-së, në të cilin thuhet se një nga parimet morale të organizatës është që “të shmangë trajtimin diskriminues për arsye nacionale, politike, racore, sociale ose fetare, ose gjinore”. Paikidze-Barnes është dy herë kampione bote në shah.