Rusia planifikon të rivendosë baza ushtarake në Kubë e Vietnam
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se është duke konsideruar mundësinë e rivendosjes së bazave ushtarake në Kubë dhe Vjetnam.
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Nikolai Pankov, i bëri këto komente para ligjvënësve rusë.
Në vitin 2001, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar ushtrinë të tërhiqet nga Kuba dhe Vjetnami, pasi ka dashur të forcojë lidhjet me Shtetet e Bashkuara.
Por, marrëdhëniet SHBA-Rusi janë prishur për shkak të ndërhyrjes së Moskës në Ukrainë dhe konfliktit në Siri.
Duke komentuar deklaratën e Pankovit për rivendosjen e bazave ushtarake në Kubë dhe Vjetnam, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se “të gjitha vendet i vlerësojnë ndryshimet nga pikëpamja e interesave të tyre kombëtarë dhe marrin hapat që i konsiderojnë të nevojshëm”.