Albspirit

Media/News/Publishing

Të gjithë në Izrael

Të gjithë në Izrael

Lindi 68 vite më parë, ka një popullsi që nuk i ka kapur ende 9 milionë banorët, por është magneti më i madh për kompanitë globale teknologjike.

Po flasim për Izraelin, ku mbi 300 kompani teknologjike, përfshirë këtu Apple, Microsoft, Samsung, Facebook, Google dhe Intel kanë laboratorë për grumbullimin dhe zhvillimin e ideve, që nuk janë të pakta në vendin e vogël të Lindjes së Mesme.

Por, duke ditur se vendi nuk është se ofron ndonjë avantazh fiskal ndryshe nga shumë vende të tjera të botës, çfarë e bën kaq tërheqës atë për gjigantët e teknologjisë? Përgjigjjen e jep një inxhinier i Google.

“Puna ime në Google është që të udhëtoj nëpër botë dhe të flas me developer, investitorë dhe gjithë personat që kanë një ide të re. Kam qenë kudo në Kinë, Japoni, Australi, kudo në Europë, në Skandinavi, por asnjë popull nuk mendon siç mendojnë izraelitët”, thotë Don Dodge nga Google.

“Gjysma e inxhinierëve të Google janë diplomuar në Universitetin e Tel Avivit. Ka një talent të madh tek ky popull”, shton ai.

Në fakt, një pjesë e rëndësishme e shërbimeve të ofron Google sot mbajnë markën “Made in Israel” ose kanë të paktën një izraelit në grupin e personave që e kanë ngritur. Që janë 100 përqind produkte izraelite janë shërbimet e kërkimit (search), hartat (Google Maps) dhe rezultatet e drejtpërdrejta (Live Results).

Në një mendje janë thuajse të gjithë gjigantët e teknologjisë, që thonë se inxhinierë me kosto më të lirë gjejnë lehtë në Rusi, Indi apo Kinë, por në asnjërin prej këtyre vendeve nuk ofrohen idetë që mbërrijnë nga Izraeli.

Google ndodhet prej disa vitesh në Izrael, po ashtu edhe Apple, Intel dhe kompani të tjera, ndërsa Facebook ka vetëm 3 vjet që ka ngritur një grup të vogël inxhinierësh dhe frutet e para të punës i ka marrë. Ndonëse vetë Zuckerberg nuk e ka konfirmuar këtë, besohet se pas shërbimit të transmetimit të drejtpërdrejtë (live stream), që ofrohet prej pak kohësh nga rrjeti më i madh social, qëndrojnë inxhinierët izraelitë.

 

Please follow and like us: