Bedri Blloshmi, vëllai i poetit të vrarë: Sulçe ishte gjyqtar kriminel
Bedri Blloshmi, vëllai i poetit të dënuar me vdekje nga diktatura, Vilson Blloshmit ka reaguar pas vdekjes së gjyqtarit Subi Sulçe që ndërroi jetë katër ditë më parë.
Sipas Blloshmit edhe pse vendimi ishte marrë nga Komiteti Qendror për gjyqin e vëllait të tij Vilsonit dhe poetit tjetër që e kishte kushëri Genc Lekës, gjyqtari Sulçe ka pasur rolin e tij negativ në këtë vendim tragjik.
Blloshmi pohon se ka zbuluar në arkiva një fakt tronditës që Subi Sulçe e ka informuar Komitetin e Partisë se vendimi për pushkatimin e poetëve Vilson Blloshmi dhe Genc Blloshmi është marrë nga populli i Librazhdit.
“Në 20 prill të vitit 1977 kam gjetur një protokoll dhe është në dosjen hetimore ku Sulçe thotë se, ‘Jehona e madhe që ka marrë gjyqi i zhvilluar në zonën e Librazhdit, ndonëse nuk ishim dënuar, dhe diskutimet e popullit, që nuk foli asnjë, kanë vendosur për dënimin kapital të Genc Lekës dhe Vilson Blloshmit. Pas 40 ditësh ne kemi dalë në gjyq dhe u bë ajo që ai pati thënë më përpara” tha ai.
Ndërsa Blloshmi ka qenë dëshmitar okular që ky gjyq ka qenë me dyer të mbyllura dhe populli nuk është përfshirë.
Bedri Blloshmi, bashkëvuajtës, i dënuar i dënuar në burgjet komunzimit bashkë me vëllain e tij, dëshmitar okular i këtyre torturave rrëfen se për vendimin me vdekjen të vëllait të tij janë përfshirë mbi 120 hetues.
“Këta në vend që të dënojnë këta njerëz për krime ndaj njerëzimit si Nexhmije Hoxhën e kastën e tyre këta i dënuan për kafe e filxhana të thyer” tha ai.
Blloshmi sjell në vëmendje se gjykatësit më të ashpër të asaj kohe askush nuk i ndëshkoi për vendimet kriminale dhe i revoltuar shprehet se ata që dënuan poetët e pafajshëm Vilson Blloshmin dhe Genc Lekën janë kriminelë dhe nuk kanë asnjë ndërgjegje.
“Ai gjyqtari është si gjithë kriminelët e tjerë. Ata ishin kriminelë dhe jo gjyqtarë” tha Blloshmi.