Albspirit

Media/News/Publishing

Besnik Aliaj: SOT BASHKIA TIRANE U BE SPAC!

Nga Besnik Aliaj/SOT BASHKIA TIRANE U BE SPAC!

Sot komiteti ekzekutiv i rrethit te Tiranes demaskoi dhe shkaterroi perfundimisht grupin me te madh armiqesor ne historine e vendit. Maxhoranca (PS Rilindje LSI dhe gjithe partite e vogla rrotull qe hane pilafin e saj pa perjashtim) i treguan vendin e merituar cdo kundershtari te diktatures se proletariatit, njesoj si nje here e qemoti. Shoket e udheheqjes se partise pastaj u treguan vendin personalisht cdo armiku te kllases duke ekzekutuar nje nga nje cdo keshilltar opozitar dhe cdo ide revizioniste rreth “lirise se fjales”! Mes brohoritjeve dhe entuziazmit u vendos qe pikerisht per inat te armiqve Tirana te kthehet e gjitha ne nje landfill gjigand? Madje cdo lagje do te kete ne kete kuader kendin e vet te riciklimit ku do luftohen ne gjeneze te gjitha shfaqjet e huaja ne popull! Gjithashtu partia mendon se populli kerkon qe ne parkun e liqenit dhe tek sheshi Skenderbej te vijojne te zbrazen disa qindra mijra betoniera me shume se ato deri tani, dhe se pronat e shqiptareve eshte me mire t’jua japin italianeve meqenese ata jane me hallexhinj! Me tej c’jane fusha e prona te bashkise qe mbeten te lira t’u jepen shokeve te partise ne perdorim per 50-100 vjet qe ata te punesohen me qe po vijne edhe zgjedhjet, dhe dimri nuk u siguron dot rendimente te larta te bujqesise tymosese! Nga sot ne fakt opozita dhe gjithe ata qe mendojne ndryshe nuk ekzistojne me! Ata jane ekzekutuar perfundimisht! Hijen e tyre mund ta gjeni ne Spac! Sot gjithe Shqiperia eshte perfundimisht Spac per aq sa opozita nuk do refuzoje perfundimisht gjithe institucionet qe tashme kane rene. Ka rene shteti, demokracia, ka rene eshte shume shtylla te tjera si media qe as nuk shikon e as nuk degjon me nga ky krah! Shpresa e vetme tani jane vetem rruget dhe sheshet te mbushura me popull dhe opozite bashke, te mirepaisura me maska kunder efektit opium! Po per kete tashme opozita duhet te beje nje kapercim te madh! Te heqe dore urgjent nga statuskuoja e trasheguar dhe te shkoje me perulje sa nuk eshte vone skute me skute te ketij vendi ku ende gelon shpirti qytetar, ku nuk pihet ende hashash, dhe ende nuk shitet vota per buken e gojes. Keta nuk jane pak. Keta jane shumica por ata duhet te ndertojne besim tek vete opozita! Vetem sheshet plot me popull opozitar e bejne esell kete marrezi!

Please follow and like us: