Candice Swanepoel bëhet nënë
Candice Swanepoel dhe Hermann Nicoli
Supermodelja e njohur Candice Swanepoel është bërë nënë për herë të parë.
Modelja 27 vjeçare dhe i fejuari i saj Hermann Nicoli kanë mirëpritur vogëlushin e tyre këtë të premte, të cilin e kanë bekuar me emrin Anacã, ka konfirmuar E! News, transmeton Bota Sot.
Çifti ka marr një sërë urimesh për ardhjen në jetë të vogëlushit të tyre, por ka spikatur urimi i mikeshës së modeles Jerome Duran.
Kjo e fundit zgjodhi të postonte një foto të bukuroshes bjonde, ku shfaqet e gjitha nudo.
“Mirësevjen Anacã!!! Shumë dashuri për ty dhe familjen e re”, shkroi ai./BS/
Please follow and like us: