Albspirit

Media/News/Publishing

De Niro: Trump është një idiot, do doja ta godisja

De Niro: Trump është një idiot, do doja ta godisja

Aktori Robert De Niro është njëherë e ka shprehur antipatinë ndaj kandidatit republikani për president të SHBA-ve, Donald Trump. Në një video të publikuar ditën e premte, De Niro thotë se do të dëshironte ta godiste në fytyrë Donald Trump-in.

Videoja e filmuar si pjesë e fushatës ‘Dil dhe Voto’ është bërë nga Fox Neës dhe transmetohet në The Kelly File.

‘Ai është një idiot i paparë. Ai është një qelbësirë, një qen, një derr, një artist i keq. Një hajvan që nuk e di se çfarë po flet, që nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë, që nuk ka kujdes, që mendon se shoqëria është lojë pokeri, që nuk paguan taksat. Ai flet se si do të dëshirontë të godistë njerëzit në fytyrë?  Epo, unë do doja fort ta godisja atë në fytyrë’ është shprehur aktori.

Komentete e De Niro ishin aq të forta sa videoja është shprendarë me mijëra herë nëpër rrjetet sociale.

Please follow and like us: