Albspirit

Media/News/Publishing

Hitleri shkruajti edhe një libër tjetër për veten si Shpëtimtar i Gjermanisë

“Adolf Hitler: Jeta dhe fjalimet e tij”. Ky është titulli i një libri të publikuar në mesin e vitit 1923 dhe ka për autor Baronin Adolf Victor Von Koerber. Libri është publikuar pak kohë para puçit në birrarinë e Mynihut dhe dy vjet para librit kryesor të Hitlerit, “Lufta ime”.

Por një studim nga kërkues në universitetin e Aderbeen në Skoci hedh dritë mbi faktin se autorësia e këtij libri i shkon në fakt vetë Hitlerit. I cili përdori kredenciale false të një aristokrati për të legjitimuar ambicien e tij për pushtet dhe ndikuar në opinion.
Më herët mendohej se për këto arsye ish-diktatori nazist i kishte kërkuar Von Kroeber të shkruante librin, por me sa duket ka qenë vetë ai që ka realizuar përmbajtjen e tij.

“Është viti 1923 dhe befas Hitleri vendos se ka nevojë që të rrisë profilin e tij nacional. Ai shkruan një libër që i pararend revolucionit”, është shprehur mbi këtë libër, Thomas Weber, profesor historie dhe i çështjeve ndërkombëtare.
Në libër Hitleri cilësohet si shpëtuesini Gjermanisë,mai krahasohet me Jezusin, duke sugjeruar për lexuesit që të kuptojnë se një lider i ri ekziston, edhe pse ai nuk shpallet si i tillë.

Vërtetimi i autorësisë ka rëndësi pse zbulon bindjen e Hitlerit për veten dhe rrugën që duhet të merrte Gjermania që në vitin e hershëm 1923, duke e paraqitur kështu Fyhrerin e ardhshëm si një politikan me bindje solide që në fillim. Pra nuk kemi të bëjmë dhe aq me një politikan që ndryshon lëkurën për shkak të rrethanave, edhe pse nacionalizmi ishte në modë ato kohë.

Sa për Von Kroeber ai kaloi shumicën e luftës në kampe përqendrimi dhe vdiq në Johanesburg në vitin 1969.

http://www.haaretz.com/jewish/news/1.746369?v=0332C1240D5DF371793A5D5DFF…

Please follow and like us: