Mbretëresha Sofia e Spanjës në dasmën e Princit Leka II
Princi shqiptar Leka II dhe Elia Zaharia u lidhën në martesë. Në ceremoninë e celebrimit që u mbajt në Pallatin Presidencial, i njohur dikur si Pallati mbretëror ishin të pranishëm përfaqësues të Familjeve të mëdha Mbretërore të Evropës por edhe nga bota, mes tyre Mbretëresha Sofia e Spanjës, Princi Michael i Kentit dhe bashkëshortja e tij nga Mbretëria e Bashkuar, Princi i Luksemburgut, Princët nga Lihtneshtejni, Princesha Lalla Salma e Marokut, pretendendët për fronin mbretëror të Serbisë. Përfaqësues të familjeve mbretërore të Italisë, Austrisë, Malit të Zi, Greqisë dhe Rusisë ishin po ashtu të pranishëm.
Festimet për martesën e princit Leka i II dhe Elia Zaharia pritet të kulmojnë me darkën që do të mbahen në Pallatin e Brigadave ku do të ketë përfaqësues nga familjet mbretërore të Europës por ehde figura të njohura të politikës shqiptare.