Si gjenden të zhdukurit e Çamërisë nëpërmjet ICMP në Hagë
Nga Enkel Demi
Nuk është më koha e pritjes dhe e mallëngjimit.
Tani të gjithë çamët dhe jo vetëm kanë mundësi të gjejnë të zhdukurit e tyre dhe t’u ndërtojnë një banesë të fundit dinjitoze.
Në fund të këtyre rradhëve do të gjeni një link, ku është faqja e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Humbur, ICPM me seli në Hagë.
Në bazë të të dhënave që keni (ditëlindja, vendlindja, vendzhdukja, foto, nëse ka apo shenja të tjera), por dhe kampionëve të ADN-së që mund të lënë dy të afërm (vëlla, motër, fëmijë, nipër, mbesa), mund të gjenden të zhdukurit tanë sit ë vdekur gjatë masakrave apo eksodit në Çamëri, si këndej kufirit.
Duhet aplikuar masivisht, sepse kjo ndihmon edhe njohjen gjerësisht të tragjedisë çame.
Më poshtë link-u:
https://www.icmp.int/fdmsweb/index.php?w=mp_reg
Ja dhe faqja e facebook në shqip, ku mund të merrni më shumë informacion: