Albspirit

Media/News/Publishing

WikiLeaks publikon email-a të Hillary Clintonit

WikiLeaks ka publikuar një numër emailash të kandidates demokrate për presidente, Hillary Clinton. Email-at e publikuara të premten përfshijnë transkripte të fjalimeve të saj për firmat e Wall Street-it.

Sipas VOA, Clinton njoftohet të ketë thënë se për çështje të politikave duhet një pozicion publik ashtu si edhe një pozicion privat. Clinton ka vuajtur gjatë fushatës nga perceptimi i shumë votuesve se ajo nuk është e besueshme.

Reince Priebus, kryetari i Komisionit Kombëtar Republikan, tha në një deklaratë se email-at tregojnë se “Hillary Clinton e ka shndërruar veten për fushatën e saj dhe është një mashtrim i plotë.”

Email-at ishin mes qindra mesazheve që WikiLeaks publikoi nga ndërhyrja në llogarinë e John Podestës, kreut të fushatës Clinton. Fushata nuk ka konfirmuar vërtetësinë e mesazheve. Publikimi i tyre të premten vjen dy ditë para debatit të dytë presidencial me Clintonit dhe rivalit të saj republikan Donald Trump.

Kandidatja demokrate shpreh gjithashtu pakënaqësi që sistemi i fushatave presidenciale kërkon që kandidatët të grumbullojnë shuma të mëdha parash.

Bernie Sanders, rivali i zonjës Clinton në zgjedhjet paraprake, i kishte kërkuar asaj të publikonte fjalimet për Wall Street-in.

Clinton njoftohet se është paguar më shumë se 20 milionë dollarë për fjalimet e saj për një numër firmash.

Please follow and like us: