Gruaja e futbollistit shqiptar shpallet tifozja më atraktive në Evropë
Versioni italian i revistës së popullarizuar, GQ, e ka shpallur Erjona Sulejmanin tifozen më atraktive në Evropë. 29-vjeçarja thuhet se ka tërhequr vëmendje të madhe gjatë Kampionatit Evropian, ‘Franca 2016’ dhe ishte rregullisht e pranishme në tribuna kur luante Zvicra. Fokusi i fotoreporterëve ishte vazhdimisht tek ajo.
Gruaja e Blerim Xhemailit ka bërë një set fotografik për këtë revistë, në të cilën ka pozuar me veshje të brendshme. Erjona ka vënë në plan të parë gjoksi e bujshëm. Në njoftim tregohet se Erjona ka tre vite që është martuar me futbollistin shqiptar, i cili e përfaqëson Zvicrën.
Please follow and like us: