Debati Clinton-Trump mes gënjeshtrave, seksit dhe videokasetave
Donald Trump hyri në debatin e dytë presidencial duke kërcënuar se do të shkarkonte inatin e çdo akuze dhe thashethemi seksual mbi Hillary Clinton. Dhe e bëri!
Akuzat e pahijshme seksuale të Bill Klintonit! Gjyqin ku përfaqësonte dhe mbronte një përdhunues fëmijësh ? Ai madje në mënyrë spektakolare deklaroi se kundërshtarja e tij demokrate duhet të ndodhej në burg. Zonja Clinton arriti të ta kthente situatën në favor te saj duke thënë se videoja e paligjshme e komenteve seksuale tregoi Trumpin e vërtetë.
Gjatë një replike për armët bërthamore, Trump edhe pse duke fituar, nxori në pah se dobësia e tij është mos informimi mbi cështjet politike.
Nga ana tjetër, Clinton, ka pasur mjaft kohë për të ofruar një edhe një përgjigje të “ngatërruar” mbi serverin e saj të emailit dhe në thelb të konfirmonte se Wikileaks i kishte vjedhur transkiptet e fjalimeve.
Trump bëri nj sallatë të vërtetë me përgjigjet rreth reformës së kujdesit shëndetësor dhe politikën Siri. Por një gjë është e sigurt, nga studioja ku po mbahej debati, të dy kandidatët ishin barazim.
Çfar ndodhi tjetër? Epo këto ishin pikat më të nxehta ët debatit
-Trump tha se nuk kishte paguar tatimin mbi të ardhurat federale për 18 vite rrjesht sepse e dinte “kodin e taksave”.
-Republikani vazhdimisht ankohej për moderatorët duke thënë se nuk po tregoheshin të paanshëm.
-Clinton tha se ajo nuk do ta autorizonte përdorimin e forcave tokësore amerikane në Siri.
-Nga ana Trump pranoi se ai dhe kandidati për zëvëndës President, Mike Pence, nuk kanë rënë ende dakort për përdorimin e forcës në Siri
-Por ai nuk pranoi të përgjigjej kur moderatorja ,Martha Raddatz, nguli këmbë për një strategji ushtarake
-Clinton gjithashtu mbrojti komentet polemike mbi një fjalim pas publikimit të disa emailve të bëra publike të shtunën dhe po flasim për trasnkriptet e fjalimeve në Wall Street.
Por para debatit debatit kandidati Republikan vendosi të shfaqej në një konferencë të veçante me ish të dashurat e Bill Clinton
Pra, kush ishin këto femra?
Trump u shfaq me Paula Jones, një ish-punonjës i shtetit, e cila ngriti një padi për ngacmim seksual kundër zotit Clinton për 850,000 dollarë në vitin 1999.
Juanita Broaddrick, e cilia pretendonte zoti Clinton e përdhunoi në një dhomë hoteli në vitin 1978, gjithashtu u shfaq me Trumpin.
Bill Clinton ka mohuar pretendimin me anë të avokatit të tij dhe asnjë akuzë nuk është ngritur kundër tij.
Gruaja e tretë ishte Kathleen Willey, një ish-ndihmëse e Shtëpisë së Bardhë e cila tha zoti Clinton deklaroi në vitin 1993, Bill e kishte ngacmuar seksualisht në zyrën e saj
Zoti Clinton e ka mohuar edhe këtë pretendim.
Kathy Shelton, gruaja e katërt që i foli, ishte ndeshur me zonjën Clinton në një rast penal, kur ajo ishte 12 vjeç.
Në fillim të karrierës ligjore Clintonit iu caktuar të mbrojte përdhunuesin e zonjës Shelton, dhe bëri që dënimi i tij të reduktohej nga burg në një pagesë të vogël.
Vite më vonë, një video-regjistrim zonja Clinton shihet duke folur me një gazetar, ku mund të dëgjohet duke qeshur me të madhe në lidhje me rastin.