Foto-Video/Masakër në lumin Shkumbin, firma private ndërton rrugën kombëtare me zhavorre
Masakër mbi lumin Shkumbin në zonën ku po ndërtohet rruga nacionale Qukës-Qaf Pllocë.
Prej dy muajsh në dy lotet e para ku po ndërtohet kjo rrugë, firmat fituese të tenderit marrin zhavorre nga shtrati i lumit dhe ndërtojnë trasenë e rrugës.
Burime zyrtare i thanë Citynews se kjo masakër mjedisore ndodh prej gati dy muajsh në Shkumbin.
Zhavorret meren pranë një ure e cila mund të shembet nga rreshjet e dimtrit për shkak të kësaj gryerje që po ndodh cdo ditë pa asnjë leje nga institucionet përgjegjëse.
Një muaj më parë mësohet se një prej subjekteve Albavia është gjobitur 5 milionë lëkë gjobë por gryejrja dhe shkatërrimi i shtratit të Shkumbinit nuk ndalet.
Mediat e kanë denoncuar skandalin por heshtja mbulon gjithçka.
Kamionat me zhavorre nga Shklumbini kalonin në sytë e kryeministrit Rama pak ditë më parë i cili në fakt mbulonte fytyrën për projektin, por ai duhet të hapte sytë dhe të shikonte sesi po ndoshte një krim me mjedisin.
Kreu i qeverisë përpara syve të tij kishte një lumë që po shkatërrohej për ndërtimin e një traseje rruge jashtë çdo standarti, në sytë e tij , që bënin sikur nuk shihnin krimin që po ndodhte.
http://www.ekranet.com/embed/M6i9htNT1aDQdKw/576×324