Albspirit

Media/News/Publishing

LOVE BAG, Jepini nje jetë të dytë veshjeve të fëmijëve

ACA – Albania Community Assist (Asistencë për Komunitetin në Shqipëri) në bashkëpunim me Okaidi e Obaibi organizojnë fushatën sensibilizuese “Love Bag”.
Një xhest zemërgjerësie dhe përgjegjësie
“LOVE BAG” – fushatë ndërgjegjësimi për dhurimin e veshjeve të përdorura, duke ndihmuar në përmirësimin e jetesës për fëmijët në nevojë e ata pa përkujdesje familjare. Veshjet, këpucët, lodrat etj të fëmijëve nga mosha 0 – 14 vjeç, që nuk i përdorin më, mund te dorëzohen prane dyqaneve Okaidi nga data 20 Shtator -20 Tetor 2016.
Grupi i vullnetareve do të bëjë përzgjedhjen dhe ndarjen sipas grupmoshave përkatëse 0-14 vjeç, dhe do të përgatisin “Çantat e dashurisë” (LOVE BAG).
Shpërndarja e tyre tek familjet në nevojë do të kryhet gjatë një aktiviteti social artistik me shfaqje teatri e animatore per femijet.
Sa më shumë veshje të DHUROHEN,
më shumë FËMIJË do të NDIHMOHEN!
Holta Koçi
Drejtore Ekzekutive /Executive Director
ACA – Albania Community Assist
Rr. Mujo Ulqinaku, Pall. Ndertuesi 10, Shk 2, Ap. 8D
Tirana, Albania
Tel/Fax: +355 4 2424827; 0692081965
Email: acaalbania@gmail.com; holta.koci@gmail.com
Please follow and like us: