Zheji: Kemi dy klasa politike qe preferojne me mire te rrine te ndare ne shtetet e tyre, sesa te bashkohen dhe te humbin privilegjet
Analisti Artur Zheji duke folur ne emisionin “Opinion” për temën ‘ Dy Kombëtare apo dy Kombe”, u shpreh se, në Tiranë dhe Prishtinë janë krijuar dy klasa poltike. Sic thoshte Cezari me mire i pari ne fshat se i fundit ne Rome. Por per perfitime personale poltikanet kane menduar qe me mire rrime vec e vec dhe kemi secili nga nje principate dhe gezojme benefitet e pushtetit tone.
Tjeter eshte aftesia e nje shteti per te qene i vetmjaftueshem. Ne jemi dy mikroshtete dhe bashkimi jone mund te krijonte nje shperndarje me racionale te energjive ekonomike, kulturore poltike etj. Por jemi dy shtete miza ne vend qe te jemi nje shtet me vote te fuqishme.
Pse nuk e blen Kosova grurin ne Myzeqe por ne Serbi. Por qe ta bleje ne Myzeqe i duhet atij fshatarit qe ta dije qe eshte i njejti shtet.