Albspirit

Media/News/Publishing

Butësia ballkanike e Ilir Metës

Nga Skënder Minxhozi

Kreu PDIU Shpëtim Idrizi ndoshta kishte një parandjenjë jo të mirë, kur e ftoi me mirësjellje kryetarin e Kuvendit Meta, i cili ndodhet në vizitë zyrtare në Athinë, që ta trajtojë “me dinjitet” çeshtjen çame. Pak orë më vonë, parandjenja e tij jo e mirë u provua e vërtetë. Të paktën sipas këndvështrimit të deputetit demokrat Eduard Selami, i cili e cilësoi si “turp”, atë që e konsideroi si një ngushëllim të Ilir Metës ndaj grekëve, gjithnjë për Çamërinë. Historia e Metës me Athinën zyrtare, sa i përket problemit të pazgjidhur çam, daton herët. Që nga koha kur ai, si kryetar qeverie e ngrinte problemin në fjalë në sy të kryeministrit të kohës Simitis. Ky ngrinte problemin në fjalë në sy të kryeministrit të kohës Simitis. Ky gjest ka hyrë tashmë jo pa të drejtë në repertorin e krenarisë politike dhe personale të Ilir Metës. Por në fakt, bashkë me këtë gjest të fortë për kohën, në repertorin personal të kreut të parlamentit shqiptar, kanë hyrë prej vitesh edhe inkursionet e tij diplomatike në Ballkan, sidomos në hapësirën ishjugosllave, në të cilat ai ka shfaqur një anë tjetër të personalitetit të tij: atë të politikanit bashkëpunues dhe që kërkon të evitojë problemet historike. Vizitat në Mal të Zi, Serbi dhe Preshevë, kanë qenë nisma vërtet të guximshme të tij në vitet e shkuara, por kanë lanë pas edhe shije jo të mirë në disa gojë, në Shqipëri dhe Kosovë. Rregullisht ai ka qenë në anën e kompromisit, uljes së toneve dhe moderimit gtë gjuhës. Dhe po aq rregullisht, jo të gjithë kanë qenë dakord me këtë sjellje të zbutur dhe që stononte me klimën e përgjithshme. Meta i ka besuar kredos së “qingjit të butë”, me shpresën se do të pinte në disa nëna. Më së pari duke ঘtuar simpatinë e perëndimorëve të lodhur me politikanët sherrxhinj ballkanikë. Ilir Meta është një politikan ঘeksibël dhe që e njeh mirë artin e diplomacisë. Sidomos të diplomacisë rajonale, ku ndjehet i fortë dhe i sigurtë, për shkak të njohjeve personale dhe të pozitës së lartë me të cilën ka hapur shumë dyer në Beograd, Podgoricë dhe Athinë. Çeshtja nis e ngatërrohet, kur në vend të gjesteve të forta, si ai i reklamimit të çeshtjes çame përballë kryeministrit grek, kërkon ta ulësh “aciditetin” e gjuhës dhe qëndrimeve, përtej vijës zyrtare të shtetit që përfaqëson dhe përtej asaj që është perceptimi kolektiv i shqiptarëve për probleme të caktuara. Ndërmarrja e vizitës zyrtare në Greqi pas deklaratave të komisionerit Han për Çamërinë dhe pas një ere të akullt që mbizotëron mes dy vendeve të paktën prej tre vitesh (për shumë arsye), e kthente misionin diplomatik të kreut të Kuvendit, në një shëtitje në fushë të minuar. E cila natyrshëm do të provokonte edhe mëdyshjen e Idrizit, edhe zemëratën e Selamit. Butësia e njohur e zotit Meta në hapësirën ballkanike, jo gjithmonë ka qenë një gjest i mirëpritur. Sepse jo gjithmonë mund të aplikohet jashtë kuঘnjve të Shqipërisë formula e njohur parlamentare “me qetësi dhe dashuri”. Sidomos pas shekujsh egërsie dhe urrejtje të ndërsjellë.

Please follow and like us: