Do vizë për SHBA? Pyet Anën!

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka nisur një proces të ri të aplikimit për viza që është quajtur “Konsullja Anna”.
Nëpërmjet një postimi në faqen e ambasadës së SHBA-së, pasditen e së mërkurës, thuhet se “ Jemi duke u përpjekur që të shpjegojmë për ju procesin e aplikimit të vizave në një mënyrë të re!
Kemi krijuar një personazh virtual – e kemi quajtur “Konsullja Anna” – e cila shumë shpejt do i përgjigjet të gjitha pyetjeve lidhur me vizat në një program të ri në facebook të titulluar “Pyet Anën.”
“Konsullja Anna” është një personazh jo real, por mos u gënjeni! Këshillat e saj do të vijnë nga një ekip zyrtarësh të vërtetë të konsullatës në Ambasadë, të cilët kanë ndihmuar në krijimin e saj. Nesër ne do të postojmë numrin e parë të “Pyet Anën”! Mos humbisni!”, thuhet në postimin e ambasadës amerikanë në Tiranë.