Albspirit

Media/News/Publishing

Greek Reporter: 6 deputete greke ne Parlamentin e Shqiperise

Minoriteti grek pritet të përfaqësohet në parlamentin e ri të Shqipërisë nga kreu i Partisë BDNJ, Vangjel Dule, por mediat greke thonë se janë 6 deputetë me origjinë greke, që do të jenë pjesë e parlamentit të ri në Shqipëri.Sipas “Greek Reporter”, ata iu përkasin partive të ndryshme politike, që bashkëpunojnë si partnerë në kuadër të qeverisë së re shqiptare.

“Deputetët me origjinë greke janë: Vangjel Dule, kryetar i PBDNJ, që është zgjedhur në zonën e Vlorës, Vangjel Tavo, ish-nënkryetar i Kuvendit dhe ish-ministër i Shëndetësisë, që është zgjedhur në Gjirokastër për LSI-në. Andrea Marto, kryetar i organizatës së minoritetit grek në Shqipëri, OMONIA, edhe pse është zgjedhur për PS në Vlorë, e ka lënë të hapur mundësinë për të hyrë në PBDNJ.Anastas Angjeli, ish-ministri i Financave, është zgjedhur në Gjirokastër për Partinë Socialiste, juristja Vasilika Hysi është zgjedhur në Tiranë për Partinë Socialiste dhe aktorja e njohur, Luiza Xhuvani është zgjedhur për Partinë Socialiste në qarkun e Vlorës”, thuhet në shkrim.

 

Please follow and like us: