Bushati: Çështja Çame është çështje e identitetit tonë kombëtar e jo një çështje pronash” Dhente Zoti e ka seriozisht!
Perbuz te gjitha qarqet shqiptare apo greke që tentojnë të vënë barazimin mes partive parlamentare shqiptare dhe “Agimit të Artë” në Greqi. Nuk ka asnjë lloj kufizimi në shqipëri për shtetasit grek. Pse duhet të ekzistojë kufizimi për popullsinë e çamërisë ata janë shtetas grekë dhe si të tillë duhet të lejohen të shkojnë në tokat e tyre e të nderojnë të rënët. Kjo është marrëdhënie reciprociteti”
Një goditje e fortë ndaj ish-kryeministrit Berisha, por edhe ndaj kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, ka ardhur sot nga ministri i jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati. Duket se aleancat qe fortesohen dhe ato qe dobesohen do influencojne edhe Kauzen Came.
Bushati ka folur sot qartë dhe hapur për çështjen çamë, por per fat te keq ne tre vite ka bere pak ose aspak per te.
Bushati tha se çështja çame nuk mundet kurrsesi të konsiderohet çështje pronash dhe kjo eshte e drejte. Ajo është një çështje e të drejtave të njeriut, është një çështje kombëtare shqiptare.
Bushati i referohet deputetit të PDIU-së Tahir Muhedini, i cili tha sot po në atë sallë, se “dua të shkoj të vendos lule në varrin e të parëve të mi”, motiv ky qe ideoi edhe Marshimin e Qafe Botes i cili per fat te keq e ka humbur qellimin e tij politik.
Jemi fqinjë strategjik dhe mes dy fqinjve duhet të ekzistojnë marrëdhënie të ndërsjelltësia, që do të thotë respekti i ndërsjelltë përmnes të cilit do të duhet të realizohert zgjidhja e disa çështje ku përfshihet edhe çështja çame , tha Bushati dhe per kete duhet komplimentuar duke shtuar te mos qendrroje vetem fjale dhe thene: Dhente Zoti e kane seriozisht!
Pavarësisht se kanë ndryshuar disa qeveri në dy shtetet, çështjet janë aty sepse kërkojnë zgjidhje duke parë njëri-tejtrin në sy. Në dhe fqinji ynë Greqia duhet të shohim njëri-tjetrin në sy për të zgjidhur problemet që kemi mes nesh”, tha Bushati.
Ministri Bushati i është përgjigjur edhe qëndrimit të kryetarit të parlamentit Ilir Meta i cili në të vërtetë e konsideroi çështjen çame si çështje pronash, por me da duket per kete avancim te qeverise Rama nuk eshte e informuar as ish ministrja e jashtme socialiste Arta Dade.
“Për mua është fyerje ajo që tha sot Berisha këtu. Që me traktatin e miqësisë që është i mirë por nuk mund të adresohesh çështja çame, mund të zgjidhet edhe çështja çame. Jo të nderuar kolegë, çështja çame nuk është çështje pronësore, ajo është çështje edhe pronësore dhe për së pari asjo është çështje e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe duhet të zgjidhet në këtë prizëm, Së dyti zgjidhet mbi respektin e fqinjve për njëri-tjetrin. Shteti fqinj greke ka kërkuar për herë të parë ndërtimin e varrezave për të rëndëtkgekë në shqipëri. Përgjigja jonë ka qënë ajo që dihet. Eshtrat e ushtarëve italianë u kthyen në itali por kemi edhe një praktikë të britanikëve për ndërtimin e një obelisku për ushtarët e tyre të rënë gjatë luftës së dytë botërore.
Nuk dua të vendos shënja krahasimi për situata që mund të mos jetë e njëjta gjë. Por çfar do të thotë çështje e lirive dhe të drejtave të njeriiut, është ajo që tha deputeti Tahir Muhedini, mundësia që çdo pasadrësh të shkojnë në tokat e tyre dhe për të nderuar të rënët. Për të ndarë një herë e mirë botën e civilizuar për të ndarë përgjegjësinë individuale dhe kolektive. Është e papranueshme që kjo çështje të trajtohet nga një grup parlamentar sepse kjo është një çështje shqiptare dhe i prek shqiptarët kudo ku jetojnë.
Nuk ka asnjë lloj kufizimi në shqipëri për shtetasit grek. Pse duhet të ekzistojë kufizimi për popullsinë e çamërisë ata janë shtetas grekë dhe sit ë tillë duhet të lejohen të shkojnë në tokat e tyre e të nderojnë të rënët. Kjo është marrëdhënie reciprociteti. Nuk është një cëcshtje pronësore që mund të zgjidhet përmes traktatit të miqësisë sepse cvcështjet pronësorë përmes të cilës përpiqet ta drejtojë traktati i miqësisë.
Respketi për të rennet?! Patjetër deri në fund, pavarësisht se si kanë rënë sepse jemi një vend që zbatojmë të drejtën humanitare. Italia vendosi që t’i marrë në tokën e vet, Greqia ka bërë kërkesë që në vitin 1975 të ndërtojë varrezat greke dhe në 2009 kemi një marrëveshje të firmosur nga Sali Berisha për ndërtimine varrezave greke. Jemi qeveri që respektojmë vazhdimësinë, dhe jemi për respektimin e të drejtave humanitare. Kjo qeveri që une bëj pjesë, duhet të punojë për të shfuqizuar ligjin e luftës mes Shqipërisë dhe Greqisë, në mënyrë që të zgjidhen edhe pasojat e luftës.
Çfar do ti them fëmijës tim, jemi apo sjemi në luftë me Greqinë, ka sjellë pasoja lufta apo jo, nuk po flas vetëm për çështjen çame. Pse nuk dëgjova këtu një herë të vetme ish-kryeministrin e shqipërisë që të kërkontë një obelisk për qytetarët e vendit të tij në Çamëri. Pse?
E përbuz çdo lloj raportimi që mund të kenë bërë segmente të caktuara për barazizë që duan të vendosin barazimin mes partive paralmentare shqiptare me Agimin e artë në Greqi. Sa më shumë që ne të vazhdojmë ta trajtojmë këtë cëcshtje dhe sa më shumë do të punojmë do të kuoptojmë se është çështje e ruajtjes së identit tonë kombëtarë. Është një çështje që do kohën e vet sepse nuk është një çështje që zgjidhet shpejt. Unë besoj se është në interesin e Greqisë për të zgjidhur çështjen çame, sepse ata janë shtetas grekë. E drejta ndërkombëtare duhet të jetë e aplikueshme njësoj për të gjtiha vendet.
Ka një qëndrim tashmë nga Brukseli përmes komisionerit Hahn. Ne këtu duhet të ishim duke mbështetur njëri-tjetrin për të hedhur hapin tjetër pozitiv në drejtim të zgjidhje së çështjes çame e jo ta pengoni atë” – tha ndër të tjera ministri Bushati.